PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament 2+1+A+BLK Kati 2, 90 m² 789 Euro/m² (Rr.Frosina Plaku)



Kontakt Shpk
09.09.2015, 13:38
Zona/Rruga : Rr.Frosina Plaku

Ky apartament 2+1 është i mirëorganizuar në një sipërfaqe me orientim nga jugu dhe perëndimi. Hyrja e apartamentit të fton në zonën e ditës pasi përshkon një hapësirë korridori. Ajo ndodhet në pjesën jugore të njësisë dhe karakterizohet nga një sipërfaqe e gjerë ndriçuese falë orientimit të dyanshëm nga jugu dhe perëndimi, nga ku mund të shijohet pamja e parkut të kompleksit. Dalja në lozhë përftohet nga zona e ditës. Hapësira e gatimit ka mundësinë e ajrimit natyral të dedikuar.

Termoizolimi ndihmon në ruajtjen e një temperature optimale në ambientin e njësisë. Dhoma martesore ndodhet në të djathtë të hyrjes, pasi përshkon një hapësirë korridori e cila krijon privatësinë e nevojshme. Ajo, gjithashtu, ka dalje në lozhë. Apartamenti ka dy tualete që janë në shërbim të të dy zonave, të ditës dhe të natës.

Njësia e banimit është e zëizoluar, gjë që bën të mundur shmangien e transmetimit të zhurmave midis ambienteve. Materialet dhe teknikat e përdorura janë me cilësi gjermane! Aksesi dhe parkimi nëntokësor shmangin praninë e mjeteve automobilistike në zonën përreth dhe nuk lejojnë ndotjen akustike në ambjentin tuaj!

Ka shumë arsye pse duhet të ndiheni të sigurt në investimin tuaj në këtë njësi! Mos nguroni, na kontaktoni!

Cel. : +355682029807