PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament 2+1+A+BLK Kati 2, 92 m² 789 Euro/m² (Rr.Frosina Plaku)



Kontakt Shpk
09.09.2015, 13:37
Zona/Rruga : Rr.Frosina Plaku

Ky apartament 2+1 është i mirëorganizuar në një hapësirë të orientuar kryesisht nga lindja.

Hyrja e apartamentit të fton në zonën e ditës pasi përshkon një hapësirë kalimi. Ajo integron hapësirën e ndenjjes, ngrënies dhe gatimit, i cili ka ajrim natyral të dedikuar. Zona e ditës karakterizohet nga një sipërfaqe e gjerë ndriçuese dhe ka dalje direkte në lozhë. Termoizolimi ndihmon në ruajten e një temperature optimale në ambientin e njësisë.

Zona e natës ndahet nga zona e ditës nëpërmjet një korridori, i cili lejon mundësinë e privatësisë. Dhoma martesore është e bollshme dhe me një tualet për përdorim personal. Dhoma e fëmijëve ndodhet pranë me dhomën martesore dhe karakterizohet nga një hapësirë e rregullt. Tualeti për përdorim nga të dyja ambientet, i natës dhe i ditës, gjendet në afërsi të tyre, në hyrjen e apartamentit. Ai ofron mundësinë e ajrimit dhe ndriçimit natyral.

Njësia e banimit është e zëizoluar, gjë që bën të mundur shmangien e transmetimit të zhurmave midis ambienteve. Materialet dhe teknikat e përdorura janë me cilësi gjermane! Aksesi dhe parkimi nëntokësor shmangin praninë e mjeteve automobilistike në zonën përreth dhe nuk lejojnë ndotjen akustike dhe të ajrit në ambjentin tuaj. Ka shumë arsye pse duhet të ndiheni të sigurt në investimin tuaj në këtë njësi! Mos nguroni, na kontaktoni!

Per me teper vizitoni faqen www.magnet.al

Cel. : +355682029807