PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune GRAPHIC DESIGNER



DIMENSION
08.07.2015, 11:54
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në Shqipëri në fushën e shtypshkrimeve dixhitale dhe dizajnit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:


GRAPHIC DESIGNER

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Graphic Designer-i është përgjegjës për t’u dhënë zgjidhje vizuale për të transmetuar mesazhe të ndryshme, me impakt dhe me imagjinate. Zgjedhja vizuale duhet të jetë e përshtatshme për kanale të ndryshme komunikimi si Outdoor, Indoor, etj.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

• Përgatitja e grafikave për indoor: leaflest, flyers, kartolina, broshura, logo, postera etj;
• Përgatitja e grafikave për outdoor: city lights, billboards etj;
• Përgatitje profesionale dhe artistike fotografike: krijon, skicon, projekton dhe realizon imazhe fotografike;
• Detyra të tjera që i ngarkohen;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim i specializuar për grafik dizajn;

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 1 vit;

Aftësi:
• Aftësi të mira në njohjen dhe përdorimin e aplikacioneve të paketës Adobe (photoshop, illustrator, indesign).
• Aftësi në përdorimin e platformave PC/ Microsoft etj;
• Aftesi grafike duke përfshirë skanim, redaktim grafik, manipulim fotografish, menaxhimin e ngjyrave dhe formateve për shtyp;
• Aftesi në realizimin e fotove.
• Aftësi dhe njohje për parapërgatitjen për shtyp të materialeve;
• Aftësi aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Të njohë dhe zotërojë gjuhën angleze;
• Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.


Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe cv) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.



Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 9 Korrik 2015





JU MIREPRESIM!





DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al; email:info@dimensionhr.al

Tel. : 042255506

Cel. : 06746474849