PDA

View Full Version : TGC Company, Tirane, ofroj vend pune staf administrate



TGC Company
08.07.2015, 19:50
TGC është një kompani shqiptare që operon në fushën e ndërtimeve, hidrokarbureve dhe teknologjisë informatike. TGC është themeluar në vitin 2012. Ajo e zhvillon aktivitetin e saj brenda dhe jashtë Shqipërisë, përmes filialeve të saj në disa vende europiane.

VENDNDODHJA

Kompania është duke u zhvendosur në zyrën e saj qendrore në “Tirana Bussines Park”, në afërsi të Aeroportit Ndërkomëbtar “Nënë Tereza” në Rinas.

KANDIDATËT

Për nevoja të ristrukturimit të saj TGC kërkon të rekrutojë një staf dinamik të specializuar në disa fusha.

- Admministrim Biznesi
- Menaxher Marketingu
- Inxhinier Ndërtimi-Projektim
- Inxhinier Elektronik
- Arkitekt
- Jurist
- Financier
- Sekretare-asistente


Kandidatët do të testohen në vazhdimësi – pas kontaktimit me ta - ndërkohë që fituesit e saj do të fillojnë punë më 20 tetor 2015.

Kandidatët (meshkuj dhe femra) preferohen të jenë nën moshën 30 vjeç, kjo edhe për shkak të strategjisë dhe gjeografisë së aktivitetit të kompanisë jashtë vendit.

Përvoja e mëparshme e kandidatëve nuk është një kusht i domosdoshëm, kjo dhe për shkak të filozofisë që ndjek kompania dhe kriterit të vendosur të moshës.

Kandidatët duhet të kenë aftësi shumë të mira të punës individuale dhe në grup, të punojnë me orar fleksibël si brenda dhe jashtë vendit.



DIPLOMIMI

Preferohen kandidatët që janë diplomuar me rezultate të larta jashtë vendit në fushat përkatëse.

Të mirëpritur janë dhe kandidatët që kanë përfunduar studimet në Universitetin e Nju Jorkut në Tiranë, Universitetin Shtetëror, Universitetin Europian të Tiranës dhe Universitetin “Luarasi”.




KONTRATA DHE PAGESA

Kandidatët fitues do të lidhin një kontratë të rregullt pune sipas legjislacionit në fuqi, që varion minimalisht 1 vit dhe deri në 3 vjet, me opsionin e rinovimit të tyre në varësi të rezultateve dhe produktivitetit të performancës së gjithsecilit.

Pagesa minimale është 70 mijë lekë bruto dhe në të përfshihen edhe detyrimet për sigurimet shoqërore dhe ato ligjore.


GJUHËT E HUAJA

Për vetë profilin e punës dhe gjeografinë e aktivitetit, kandidatët duhen të dinë të paktën dy gjuhë të huaja. Përveç anglishte perfekte të shkruar dhe të folur, preferohen ata që flasin një gjuhë të dytë: gjermane, turke dhe greke.

KONTAKTI

Për të aplikuar për vendet e punës, kandidatët duhet të dërgojnë CV-të e tyre (me foto) në adresën elektronike tgcompany3@gmail.com.

Të dhënat që do të paraqiten do të arkivohen dhe do të ruehn për qëllime rekrutimi, në mbështetetje të ligjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligji Nr.9887, datë 10.03.1998 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe akteve nënligjore në zbatim.

Kompania do t’i kontaktojë ata përmes e-mailit dhe telefonit.

TGC
Tirana Bussines Park
Mail: tgcompany3@gmail.com
Mobile: 069 21 79 253