PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament 2+1+A+BLK Kati 5, 228 m² 789 Euro/m² (Rr.Frosina Plaku)



Kontakt Shpk
02.07.2015, 14:21
Zona/Rruga : Rr.Frosina Plaku

Apartamenti 2+1 është i mirëorganizuar në një sipërfaqe me orientim të dyfishtë në jug dhe perëndim. Hapësira hyrëse në apartament ndan zonën e natës dhe zonën e ditës. Kjo e fundit, ndodhet në pjesën jugore të njësisë ku integron hapësirën e gatimit, ngrënies dhe ndenjjes. Karakterizohet nga një sipërfaqe e gjerë ndriçuese nga ku mund të shijohet edhe pamja nga parku i kompleksit. Ajo ka dalje direkte tek veranda, e cila fton të shijosh pamjen, qetësinë dhe rrezet e diellit. Dhoma martesore është e bollshme dhe me një tualet për përdorim personal. Dhoma e fëmijëve ndodhet pranë dhomës martesore dhe karakterizohet nga një hapësirë e rregullt dhe me akses nga veranda. Tualeti për përdorim nga të dyja ambientet, të natës dhe të ditës, gjendet pranë hyrjes së apartamentit dhe ka mundësinë e ajrimit dhe ndriçimit natyral.

Termoizolimi ndihmon në ruajten e një temperature optimale në ambientin e njësisë. Njësia e banimit është e zëizoluar, gjë që bën të mundur shmangien e transmetimit të zhurmave midis ambienteve.

Cel. : (+355) 68 202 9807