PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist/e ERP



Plus Communication
10.07.2015, 11:32
Specialist/e ERP

Specialisti/ja i ERP raporton te Manaxheri i Sektorit të ERP dhe detyra e tij/saj është të analizojë kërkesat e biznesit për përmiresime dhe raporte dhe më pas të kryejë ndryshimet e kërkuara në sistemet ERP. Punonjësi/ja duhet të kuptojë shumë mirë proceset e punës me qëllim që të ndihmojë në kërkesat e gjithë kompanisë dhe gjithashtu të kryejë detyra që kanë të bëjnë me SAP-in.

Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:
•Analizimin, implementimin dhe zhvillimin e funksionaliteteve apo kërkesave të reja në sistemin ERP (SAP).
•Analizimin, përshtatjen dhe zhvillimin e raporteve të reja në sistemin ERP sipas kërkesave të përdoruesve.
•Të kryejë trajnime dhe të transferojë njohuritë te përdoruesit e sistemit me qëllim që të lehtësojë detyrat e tyre të përditshme.
•Ndihmon në testimin e funksionaliteteve të reja të sistemit ERP para se këto funksionalitete të hyjnë në përdorim nga përdoruesit e sistemit.
•Të sigurojë suport të nivelit të parë brenda kompanisë dhe të ndihmojë përdoruesit për probleme që mund të kenë me sistemin e SAP-it.
•Të hartojë dokumentacionin, udhëzimet dhe procedurat për përdoruesit e sistemeve ERP.
•Të ekzekutojë autorizimet për krijim e mbyllje përdoruesish dhe rolet e tyre në sistem dhe të garantojë sigurinë e sistemit.
•Të kryejë të tjera detyra sic i caktohen nga supervizori direkt.


Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

•Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike ose Informatikë Biznesi.
•Të ketë të paktën 1 vit eksperiencë në programim ose administrim të bazave të të dhënave.
•Eksperienca e mëparshme e punës në përshtatjen/zhvillimin e programeve financiare do të konsiderohet avantazh i kandidatit.
•Fleksibilitet, besueshmëri, punë në skuadër, aftësi për të mësuar dhe aftësi të mira komunikuese.
•Aftësi shumë të mira analitike.
•Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe të shkruar;

Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes së aplikimeve është 12 Korrik 2015