PDA

View Full Version : Fier, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh per Qytetet Fier,Lushnje, Berat



A.M.G sh.p.k
30.07.2015, 09:37
Përshkrimi

Menaxhon dhe koordinon shitjet ne terren per zonen e Fierit, Lushnjes dhe Beratit.
Pergjegjes per planifikimin, organizimin, drejtimin, kontrollin, vleresimin dhe motivimin e forces shitese.
Raporton tek Drejtori i Pergjithshem.
Raporton mbi bazen e standardeve te vendosura nga kompania.

Detyrat/Pergjegjësitë
Realizimi i objektivave te shitjes sipas sasise, kodeve dhe vleres financiare.
Njohja shume e mire e tregut dhe shfrytezimi optimal i mundesive qe ofron ky treg. Ndjekja e ecurise se kompanive dhe produkteve konkurrente.
Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marredhenieve te mira me klientet, furnitoret, distributoret dhe aktoret e tjere ne treg. Keshillimi dhe gjetja e zgjidhjeve per klientet.
Njohje shume e mire e skuadres se shitjeve dhe pozicionimi i çdo anetari atje ku mund te jape maksimumin. Pjesemarrja aktive ne procesin e rekrutimit dhe te perzgjedhjes se anetareve te skuadres se tij.
Kujdesi per brandet, imazhin dhe per asetet e kompanise. Perkrahja dhe nxitja e shitjes per produktet e reja dhe zbatimi i standardeve merchandising.
Shtimi i panderprere i njohurive dhe aftesive personale e profesionale. Kujdesi per ndarjen e njohurive me pjesetaret e skuadres.
Kujdesi per rritjen dhe zhvillimin e anetareve te skuadres.
Raportimi i rregullt mbi bazen e standardeve te vendosura nga kompania.
Kujdesi dhe mbeshtetja per çdo aktivitet te organizuar nga kompania ne te gjithe territorin e Shqiperise.
Gatishmeria per te bere çdo detyre tjeter qe i kerkohet nga kompania.

Kualifikime/ Kërkesa:
Te kete mbaruar nje shkolle te larte.
Te kete te pakten 5 (pese) vite eksperience ne drejtim, nga te cilat te pakten 3 (tre) vite eksperience ne drejtim te skuadrave te shitjes.
Te kete njohuri shume te mira ne marketing dhe menaxhim.
Te kete njohuri te tregut ne qytetet Fier, Lushnje dhe Berat.
Njohja e gjuheve te huaja perben perparsi.
Te kete lejen e drejtimit te automjetit (patente).
Te perdore shume mire programet baze kompjuterike.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke derguar me email dokumentet e meposhtme:
Per të aplikuar per kete pozicion, ju lutem dergoni dokumentet e meposhte permendura dhe percaktoni pozicionin per te cilin jeni te interesuar:

1. CV e detajuar

Me email ne adresat:

hr@amgfood.com


Vetem aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen brenda 48 orëve nga marrja e aplikimit.
A.M.G Sh.P.K - Algida® promovon shanset e barabarta!
__________________


A.M.G sh.p.k
Rr.Tirane-Durres. Km.6 Kashare
1000 Tirane, Albania
www.amgfood.com

www.facebook.com/AMGFood