PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune 4 Sistemues/e dyqani, TEG



SPAR
20.04.2016, 11:50
Almark Sh.p.k. drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit Carrefour. Carrefour-i i parë në Shqipëri u hap në Nëntor të vitit 2011 në qendrën tregtare TEG. Lideri në treg që ende dhe sot është Hypermarketi më i madh në të gjithë Shqipërinë me 7000 m2 hapësirë shitje kërkon:

Sistemues/e dyqani

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:
- Merr furnizimin dhe e sistemon në magazinë;
- Sistemon produktet nëpër rafte dhe kujdeset për mirëmbajtjen pastër dhe me rregull të tyre;
- Kujdeset që të gjitha produktet e ekspozuara në rafte të jenë të pajisura me barkode;
- Kujdeset për mirëmbajtjen e etiketave të rafteve (çmimi dhe oferta);
- Prezanton para klientëve produktet, që kanë nevojë për prezantim;
- Ndihmon klientët në rastet kur ata kanë nevojë për ndihmë;
- Të njohë produktet që tregtohen në dyqan dhe funksionin e tyre.

Kërkesat:
- Arsim i mesëm;
- Eksperiencë pune e mëparshme;
- Aftësi në menaxhimin e kohës;
- Komunikim shumë i mirë dhe aftësitë në menaxhimin e njerëzve.

Nëse jeni të interesuar dërgoni CV tuaj brenda dates 30/04/2016 në adresën e e-mail: hr@almark.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen në konfidencialitet të plotë konform ligjit nr.9887, përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të dhënave personale”.