PDA

View Full Version : Tirane, shes apartament 750 Euro/m² (liqeni i thate)



Thanasi
24.06.2015, 15:56
Zona/Rruga : liqeni i thate

Shiten apartamente (1+1, 2+1, 3+1 dhe Papafingo) Shumë Cilësore në Kompleksin Rezidencial VENETO te Liqeni i Thatë. Zona e banimit të Kompleksit Rezidencial Veneto, ndodhet pranë liqenit artificial të Tiranës, 5 minuta larg qendrës së qytetit. Rezidenca edhe pse ndodhet në një pozicion strategjik falë krijimit të një rruge që lejon kalimin lehtësisht për në qendrën e kryeqytetit, gëzon një qetësi të vecantë meqenëse është ndërtuar në një zonë të rrethuar nga gjelberimi. Ndërtesat në stil janë frymëzuar nga sheshet e Venecias në Itali dhe karakterizohen nga eleganca dhe cilësia e materialeve të përdorura.Apartamentet dallohen menjëherë për klasin e lartë të energjise arritur falë teknikave ndërtuese më moderne, ndër të cilat sistemi i kapotës dhe termoizolimit me trashësi 10 cm dhe perdorimi i materialeve më moderne si çatia me ventilim dhe izolim e veshur sipas teknikave më të fundit cotto, shtresat e dyshemesë totalisht me cotto dhe llaç izolues i vecantë: e gjitha për të siguruar privatësinë dhe kohëzgjatjen ndër vite. Kujdes i veçante i është kushtuar zgjedhjes së elementëve të brendshëm si perdorimi i drurit natyral i veshur me llak, pllakat e mermerit në shkallë, pragje dyersh, dritaresh (grila veneciane) dhe dysheme. Në fund sistemet termike autonome garantojnë pavarsinë e çdo njësie. Cilësia e lartë e punimeve italiane dhe vendndodhja në mes të gjelbërimit e pranë liqenit e bëjnë një vend ideal për banim. Mos nguroni të investoni për të ardhmen Tuaj duke banuar në Kompleksin Rezidencial Veneto. Cmimet e apartamenteve fillojnë nga 750 Euro për metër katror. Për këto apartamente ofrohet edhe projektim nga studio profesionale si dhe mobilimi me mobilje dhe elektroshtëpiake shumë cilësore. Gjithashtu është edhe mundësia e pagesave me Këste.

Tel. : 0674550857

Cel. : 0674550857