PDA

View Full Version : Tirane, Specialist ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut



Union Bank
23.06.2015, 15:03
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Specialist ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion.


Specialist ne Departamentin e Menaxhimit te Riskut


Qellimi i pergjithshem i punes:Pergjegjes ne identifikimin, vleresimin, monitorimin, dhe raportimin e risqeve ndaj te cileve ekspozohet banka gjate implementimit te strategjise se biznesit, mbeshtetur ne politikat dhe procedurat e manaxhimit te riskut.


Pergjegjesite kryesore perfshijne:



Ndjek dhe monitoron risqet procesin e menaxhimit te riskut ne fushat e meposhtme:

Riskun e kredise;
Riskun e likuiditetit;
Riskun e shlyerjes se kunderpales;
Investimet;
Risqet e tregut (risku i normave te interesit, risku i kembimit valutor etj);
Risqet Operacionale.

me qellim minimizimin e humbjeve qe mund te kete banka.

Pergjegjes per ndjekjen dhe zbatimin e kerkesave rregullative dhe te brendshme ne fushen e menaxhimit te riskut,
Merr pjese ne procesin e rishikimit te politikave, procedurave dhe rregulloreve te brendshme te departamentit duke hartuar propozime konkrete per implementimin e standardeve me te mira ne fushen e menaxhimit te riskut,
Monitoron ndryshimet rregullative, pershtatshmerine e metodave llogaritese, supozimeve apo elementeve te tjere si dhe pershtat keto ndryshime ne politikat/procedurat/metodologjite e implementuara,
Pergjegjes per raportimin ne kohe te raporteve te riskut ne secilen prej fushave te mesiperme, analizon zhvillimet dhe merr pjese ne pergatitjen e konkluzioneve e rekomandimeve perkatese te paraqitura ne nivele te ndryshme drejtuese ne banke,
Identifikon risqet dhe vlereson pershtatshmerine e kontrolleve te propozuara gjate vleresimit te produkteve te reja apo te proceseve te caktuara,
Monitoron dhe analizon me kujdes zhvillimet e zerave te caktuara te aktiveve dhe pasiveve me qellim drejtimin e risqeve ne perputhje me kerkesat rregullatore dhe ato te brendshme,
Pergatit dhe rishikon ne menyre periodike indikatoret kyç te riskut, nen driten e eficences dhe efektivitetit operacional,
Mbikeqyr dhe siguron mbarevajtjen e procesit te vetevleresimit te riskut operacional ne banke, rrit efektivitetin e procesit, analizon dhe monitoron planin e masave te rena dakord ne fusha te ndryshme,
Pergjegjes per sugjerimin e permiresimeve ne proceset e kontrollit, bazuar ne gjetjet dhe analizat e kryera ne departament. Ndjek implementimin e masave te nevojshme qe duhet te merren per te minimizuar humbjet nga risqet e identifikuara,
Krahason informacione relevante te jashtme me te dhenat e brendshme, me qellim qe te vleresoje tendencat dhe ndikimet e pritshme ne ekspozimet ndaj riskut, humbjet e mundshme dhe kerkesat per kapital,
Pergatit analizat stress-test, vlereson aplikueshmerine e supozimeve te perdorura dhe analizon skenaret me te besueshem duke vleresuar edhe pershtatshmerine e kapaciteteve per perballimit te risqeve ne kushte ekstreme,
Merr pjese, bashkepunon me departamente te tjere apo drejton projekte te ndryshme qe lidhen me funksionet e departamentit,
Kryen detyra te tjera sipas nevojave te departamentit.


Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:

Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te (diplome master e preferuar).
Eksperience e meparshme ne menaxhimin e risqeve ne institucione financiare, ose pozicione te ngjashme si auditim, thesar etj.


Aftesi te tjera:

Aftesi te dalluara per punen me shifra, njohuri statistikore dhe perdorimi i modeleve matematikore dhe ekonometrike.
Njohuri te legjislacionit bankar.
Aftesi te mira komunikimi me shkrim dhe prezantimi.
Te jete i pergjegjshem dhe me iniciative.
Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
Perdorim shume te mire te programeve te paketes Microsoft Office, etj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 6 Korrik 2015.

Leter “Shprehje Interesi” per pozicionin
CV, fotokopje diplome dhe liste notash
ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
Fax: +355 4 2272 880
E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)


Kandidatet e perzgjedhur mund t’i nenshtrohen nje testi profesional.




Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).