PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist elektrik elektro-mekanik



ManeTCI
22.06.2015, 17:02
Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Specialist elektrik elektro-mekanik. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:

Menaxhon punën dhe stafin e mirëmbajtjes në turnin përkatës duke garantuar përmbushje të objektivave,
Harton buxhetin, kostot paraprake dhe procedurat e mirëmbajtjes sipas sistemeve,
Garanton riparimin e defekteve të ndryshme brenda afateve të kontraktuale,
Ështe përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemeve dhe cdo paisje të përfshirë në të,
Mirëmban sistemin e elektrik (kabina elektrike), paisje elektronike, stacione pompimi, gjelberim vaditje, hidrante, gjeneratore, paisje ngrohje ftohje, ndricim publik dhe zgjidh probleme që dalin gjatë kohës,
Mirëmban dhe supervizon të gjitha proceset e punës në lidhje me punime civile/ndërtimore, punime hidraulike dhe mekanike,
Supervizon nënkontraktorët për të gjitha shërbimet e kryera sipas kontratave,
Inspekton në mënyrë periodike ndërtesat dhe synon t’i paraprijë problemeve para se ato të shfaqen.


KËRKESAT:

Diplomë në Shkollë Profesionale, preferohet Inxhinieri Elektrike/Elektromekanike,
Preferohet me eksperiencë 5 vjet në pozicione të ngjashme,
Aftësi të drejtojë dhe motivojë një grup,
Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup,
Të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve,
Të ketë dhe të jetë i aftë të punojë nën presion,
Të ketë aftësi dhe të zgjidh problemet personalisht,
Të ndërhyjë në paisje/makineri në raste të nevojshme.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË: burime.njerezore@manetci.al

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Korrik 2015.