PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Gjeodet



ManeTCI
22.06.2015, 12:19
Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier Gjeodet. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:


Piketon dhe siguron zbatimin e objekteve sipas projekteve dhe kondicioneve urbanistike,
Bën rilevime të ndryshme topografike në sisteme koordinative të ndryshme,
Ndjek punimet e ndërtimit nga afër duke dhene kuotat e kërkuara nga projekti,
Bën azhornime të ndryshme dhe lidhjet me sistemet koordinative relative dhe absolute,
Përgatit dokumentacionet pas ndërtimit (as-built).



KËRKESAT:


Diplomë në degën Gjeodezi,
Minimumi 5 vjet eksperiencë në piketimin e objekteve civile të ndërtimit dhe rivelimeve topografike,
Eksperienca të kaluara pune në Kompani ndërtimi/investimi është favorizuese,
Njohje të programeve bazë në kompjuter dhe programe specifike të fushës,
Njohje e gjuhëve të huaja, anglishtja përparësi,
Të ketë aftesi të mira komunikuese dhe të jetë në gjendje të kooperojë me stafin teknik,
Pajisur me instrumentin e tij përbën avantazh,
Fleksibël për të punuar.



TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË: burime.njerezore@manetci.al

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Qershor 2015.