PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Financier Projekti—Senior



ManeTCI
15.06.2015, 14:12
Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Financier Projekti—Senior. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:


Kontabilizimi i faturave të blerjeve dhe të shitjes,
Kontrollon dhe përgatit librat e blerjes dhe të shitjes,
Kontrolli i fletëhyrjeve dhe Daljeve të magazines,
Ndjekja e magazinave,
Kontabilizimi i bankave dhe arkës,
Ndjekja e klientëve sipas kushteve të kontratës,
Kontrolli detajuar i shpenzimeve dhe të ardhurave mujore të realizuara për projektet e caktuara,
Asiston në përgatitjen e pasqyrave financiare mujore dhe vjetore,
Rakordim me klientët dhe furnitorët,
Përgatitja e raportit të aseteve dhe kontabilizimi i amortizimit,
Ndjekja e pagesave sipas kushteve të kontratës dhe plotësimi me dokumentat mbështetës,
Kontabilizimi i pagave,
Ndjekja e projekteve të reja të ndërtimit.

KËRKESAT:


Diplomë në Financë, Kontabilitet,
Minimumi 5 vjet eksperiencë në këtë fushë,
Të ketë njohuri për Standartet e reja Kombëtare të Kontabilitetit,
Aftësi komunikuese, inovator, të punojë në grup,
I orientuar për të ndjekur problemet deri në zgjidhjen përfundimtare të tyre,
Të ketë njohuri bazë të Programit Financa 5,
Njohje e gjuhëve të huaja, anglishtja përparësi,
Fleksibël për të punuar dhe me orë të zgjatura.

TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË: burime.njerezore@manetci.al

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 22 Qershor 2015.