PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shitese



ALTA GROUP
10.06.2015, 20:17
Alta Group shpk është kompania më e madhe në tregun shqiptar për tregëtimin e lëndeve të para profesionale, materialeve ndihmëse dhe amballazheve për prodhuesit ne industrine ushqimore, për pastiçeritë, furrat e bukës, bulmetit, të nën-produkteve të mishit, HoReCa, etj. Alta Group është përfaqësuese e emrave më prestigjozë në këtë sektor.
Me qëllim rritjen e tregut dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit Alta Group kërkon të punësoje:

SHITESE

Detyrat dhe Përgjegjësitë

- Të asistojë blerësit.
- Të japë informacion për produktet dhe te keshilloje klientet.
- Të raportoje për problematikat tek menaxheri.

Aftësite dhe kualifikimet:

- Eksperienca në punë në përbën avantazh
- Aftësi shume te mira komunikuese
- Person i kujdesshem dhe i vemendshem ndaj detajeve
- Person i organizuar, sistematik dhe i rregullt
- Njohuri të mira përdorimi te MS Office

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresen e emailit porosi@alta.al deri në daten 18 Qershor 2015 duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.