PDA

View Full Version : Tirane, tender konsulence individuale 10.000 Euro



Elona AKAFP
10.06.2015, 14:57
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) kërkon të angazhojë një Konsulent Individual Lokal.



Objektivat e Detyrës
Qëllimi kryesor i punës do të jetë përgatitja dhe dorëzimi i një raporti vlerësimi që do të identifikojë (hartëzojë) dhe vlerësojë përpjekjet e mëparshme dhe aktuale që Shqipëria ka bërë për futjen e formimit praktik ose të të nxënit në vendin e punës në arsimin e mesëm profesional.


Fusha e veprimit

Studimi i vlerësimit do të kryhet nëpërmjet metodologjisë së mëposhtme:
- Rishikimit të materialeve dhe organizimit të takimeve me aktorët kryesorë (Ministritë/ donatorë/AKAFPK);
- Identifikimit/hartëzimit dhe gjetjeve të të dhënave nëpërmjet studimeve në terren (intervistat dhe vizitat në shkolla, biznese dhe vende të projektit);
- Analiza të thelluara bazuar tek analiza SWOT mbi përpjekjet e mëparshme dhe aktuale që Shqipëria ka bërë për futjen e ose të të nxënit në vendin e punës në arsimin e mesëm profesional



Kërkesat për Kualifikim

Personi (eksperti) duhet të ketë diplomë universitare, preferohet në shkenca edukimi, shkenca shoqërore ose juridike, minimumi 5 vjet përvojë profesionale në hartimin/studimin e politikave të shkencave shoqërore bazuar tek të dhënat. Njohuri të zgjeruara në teknikat e vlerësimit të projekteve ose politikave shoqërore në arsim, punësim dhe tregun e punës. Njohuri të mira të sistemit të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri, të sistemit të praktikave në arsimin profesional që aplikohet në vendet e tjera. Preferohet të ketë njohuri mbi sektorin e Turizmit dhe Hotelerisë. Kërkohet të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe kompjuterit.

Raportimi dhe Kohëzgjatja

Specialisti pritet të dorëzojë Raporte Periodike (çdo dy javë) gjatë fazave të ndryshme të studimit dhe një Raport Përfundimtar me përfundimin e detyrave. Të gjitha raportet do të dorëzohen në Anglisht dhe Shqip, në versionin elektronik dhe të printuar.

Studimi i vlerësimit duhet të kryhet gjatë një afati kohor prej 3 muajsh, me një ngarkesë pune prej 30 ditë pune. Raporti fillestar duhet të dorëzohet 2 javë nga firmosja e kontratës nga të dyja palët, puna në terren dhe një material paraprake (draft) duhet të paraqitet brenda 2 muajve nga data e fillimit të punës.

Konsulentët e interesuar mund të marrin informacione të mëtejshmë në lidhje me Termat e Referencës në faqen zyrtare të AKAFPK http://akafp.gov.al ose në adresën e mëposhtme, nga e Hëna në të Premte, gjatë orarit zyrtar 08:00 – 16:30.

Projekti “Skemat e Praktikës për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri”
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
Adresa: Rr."Naim Frashëri", Nr. 37 ", Tiranë, Shqipëri
Tel: + 355 4 2237087

Konsulentët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- Shprehjen e interesit, ku të përfshihet një ofertë financiare (që do të jetë objekt i taksimit progresiv mbi të ardhurat) dhe një plan të zbatimit të detyrave;
- CV të përditësuar;
- Kopje elektronike të një raporti/studimi të kryer gjatë kohëve të fundit dhe emrat e dy referuesve të dergohen në adresën elektronike: Sonila.Limaj@akafp.gov.al


Shprehja e interesit duhet të dërgohet më shkrim (personalisht ose me postë) në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
Adresa: Rr."Naim Frashëri", Nr. 37 ", Tiranë, Shqipëri

Në vëmendje të: Znj. Sonila Limaj
Drejtor

Në zarf shkruani titullin e pozicionit për të cilin po aplikoni. Afati i fundit i pranimit të aplikimeve është 15 Qershor 2015, ora 12.00 .

Tel. : + 355 4 2237087