PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Shperndares malli ne terren



ALTA GROUP
08.06.2015, 19:54
Alta Group shpk është kompania më e madhe në tregun shqiptar për tregëtimin e lëndeve të para profesionale, materialeve ndihmëse dhe amballazheve për prodhuesit ne industrine ushqimore, për pastiçeritë, furrat e bukës, bulmetit, të nën-produkteve të mishit, HoReCa, etj. Alta Group është përfaqësuese e emrave më prestigjozë në këtë sektor.
Me qëllim rritjen e tregut dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit Alta Group kërkon të punësoje:

SHPERNDARES MALLI NE TERREN

Detyrat dhe Përgjegjësitë

- Të dergoje artikujt e porositur tek klienti ne Tirane dhe rrethe sipas planit te shperndarjes
- Te dorezoje me saktesi tek klienti artikujt e porositur
- Te kujdeset qe malli te mos demtohet gjate transportit dhe gjate dorezimit tek klienti
- Ka pergjegjesi materiale per mallin qe merr ne magazine deri ne dorezimin tek klienti
- Përgjegjës për drejtimin në mënyre korrekte të mjetit duke zbatuar rregulloren e kompanisë.

Aftësite dhe kualifikimet:

- Arsim i mesëm ose i lartë.
- Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Të ketë leje drejtimi automjeti e kategorisë C (per furgona )
- Aftësi të mira komunikuese.
- Person me ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe korrektese.



Të interesuarit të dërgojnë CV në adresen e emailit porosi@alta.al deri ne daten 18 Qershor 2015 duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikojnë.