PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune JUNIOR FINANCE OFFICER



DIMENSION
09.06.2015, 18:56
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.

Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të sukseshme që operon në fushën e sherbimeve,

DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

JUNIOR FINANCE OFFICER

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Regjistrimi i fatureve të blerjeve, rakordim periodik me furnitoret, përgatitja e librave të blerjes dhe shitjes, veprime të ndryshme kontabel (amortizimi, kontabilizimi i pagave). Nën varësinë direkte të menaxherit te Finances.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
• Plotësimi (përpilimi) i faturave të shitjes
• Regjistrim i veprimeve të bankave dhe arkave.
• Regjistrim i faturave të blerjeve dhe shitjeve .
• Rakordim furnitoresh, klientesh
• Kontrolli dhe përpilimi i Librit të blerjeve dhe shitjeve çdo fund muaji
• Kontabilizimi i amortizimit
• Pjesemarrje ne Inventarin.
• Inventarizues i aseteve fikse
• Kontroll dokumentacioni i magazinës (fatura blerje, transferime)
• Ndjekja e detyrimeve të klientëve

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Financë.

Eksperiencë Pune: Eksperience pune në në fushen e Financës.

Aftësi:
• Njohuri shumë të mira të komputerit dhe paketës Office
• Njohuri shumë të mira të Financës 5
• Njohuri shumë të mira në fushen e kontabilitetit
• Aftësi kontrolluese
• Të jetë i besueshëm
• Aftësi shumë të mira komunikimi
• Aftesi në përgatitje raportesh
• Të jetë fleksibël, edhe në rastet kur i ngarkohen detyra të tjera


Mirepresim te gjithe kandidatet e interesuar te cilet mund te dergojne aplikimin e tyre ( leter shoqeruese dhe cv) ne adresen : rekrutime@dimensionhr.al;

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 12 Qershor 2015




JU MIREPRESIM!





DIMENSION sh.p.k .Blvd ”Gjergj Fishta “ ǀPallati Delta shk.1,kati i 4ǀ Tirane ǀ Albania
Office: +35542255506ǀ www.dimensionhr.al; email:info@dimensionhr.al

Tel. : 042255506

Cel. : 0674647484