PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Picajol



SPAR
05.06.2015, 11:10
Almark Sh.p.k. drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit Carrefour. Carrefour-i i parë në Shqipëri u hap në Nëntor të vitit 2011 në qendrën tregtare TEG. Lideri në treg që ende dhe sot është Hypermarketi më i madh në të gjithë Shqipërinë me 7000 m2 hapësirë shitje kërkon:

Picajol

Përgjegjësitë kryesore:
- Prodhimi i produkteve sipas nevojave;
- Puna në këtë nivel konsiston në zonën e gatimit dhe atë të pjekjes;
- Të kontrollojë cilësinë e produktit para se të reklamohet në vitrinë;
- Të marrë pjesë në inventaret e repartit duke sistemuar dhe rregulluar produktet e brumit në repart dhe frigorifer;
- Të mbajë pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
- Të bashkëpunojë me kolegët dhe eprorët.

Kërkesat:
- Të ketë njohuri mbi produktet e brumit;
- Të njohë dhe të zbatojë recetat e përpunimit të produkteve të brumit;
- Të zotërojë aftësi mbi procesin e shitjes së produkteve;
- Minimumi 2 vite eksperience në pozicione të ngjashme.


Nëse jeni të interesuar dërgoni CV tuaj në adresën e e-mail: hr@almark.al ose pranë recepsionit deri në datën10.06.2015.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen në konfidencialitet të plotë konform ligjit nr.9887, përcaktuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të dhënave personale”.