PDA

View Full Version : "Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit" në datat: 24-25-26 Qershor



Dhoma e Tregtise Tirane - Qendra e Trajnimeve
23.06.2015, 15:36
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon trajnimin “Kontrolli Tatimor & Të Drejtat e Tatimpaguesit” në datat: 24-25-26 Qershor 2015, ora: 16:30 – 19:30

Administrata tatimore në mënyrë periodike ushtron kontrolle të cilat janë të pashmangshme. Ky fakt duhet t’i inkurajojë ekonomistët e bizneseve të sigurohen që si kontrollet nga jashtë ashtu dhe kontrollet nga brenda të kenë saktësi të madhe të kontabilitetit tatimor, si dhe të kenë kontabilitetin e duhur për të gjithë të ardhurat dhe shpenzimet.
Mbi bazën e kontrolleve të tilla, administrata tatimore, siç ka ndodhur shpesh, mund të vlerësojë pagimin e tatimeve shtesë, ndëshkime dhe gjoba, si dhe t’i transferojë dosjet tek hetimi tatimor, arsye të mjaftueshme këto përse ekonomistët e firmave duhet t’i njohin nuancat legjislacionit tatimor, administrativ dhe procedurial.

Ky trajnim do t’ju vijë në ndihmë pjesëmarrësve për të marrë njohuri se si të menaxhojnë riskun tatimor në biznes, të njohin të drejtat dhe detyrimet e tatimpaguesve, mënyrën se si mund dhe duhet ta mbrojnë veten si edhe çfarë duhet të dijë tatimpaguesi para kontrollit tatimor (veçanërisht për TVSH-në). Lektor për këtë Trajnim do të jetë Z. Kasem Seferi

Per me shume informacion ju lutem klikoni ne linkun e meposhtem ku do te gjeni programin e plote dhe formularin e aplikimit. http://cci.al/kontrolli-tatimor-te-drejtat-e-tatimpaguesit-ne-datat-24-25-26-qershor-2015/



Ornela Sulce
Kordinatore Trajnimesh
Dhoma e Tregtisë & Industrisë, Tiranë
Rr: Kavajës, nr.6
Tel: + 355 45 800 934
Cel: + 355 695542443
E-mail: ornela_sulce@cci.al
Website: www.cci.al (http://l.facebook.com/l.php?u=http%3A%2F%2Fwww.cci.al%2F&h=5AQEkjXHy&enc=AZMIgSLjlwloUwiQKeb_xN5ZfjxuGlACl8_DFxdRPKLuaK YQnnk5LFcVVBaMHY89PHs&s=1)