PDA

View Full Version : Specialist i Marredhenieve me Biznesin ne Deget Berat dhe Lushnje



Union Bank
26.05.2015, 22:26
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Specialiste te Marredhenieve me Biznesin, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.

Specialist i Marredhenieve me Biznesin ne deget Berat dhe Lushnje

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
1. Identifikimin e klienteve potenciale per banken, krijimi dhe ruajtja e nje portofoli kreditor sa me cilesor.
2. Kryerjen e analizave kreditore per kliente te rinj dhe ekzistues.
3. Vleresimin e riskut te aplikimeve te kredise.
4. Sigurimin e nje sherbimi cilesor ndaj klienteve te bankes.
5. Shitjen e produkteve te tjera te bankes ndaj klienteve ekzistues dhe te mundshem, me qellim rritjen e perfitueshmerise.
6. Administrimin dhe monitorimin e portofolit te kredise.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
• Diplome universitare ne ekonomi ose fushe te lidhur me te.
• Eksperience te meparshme minimumi 2 vjecare ne aktivitetin e kredidhenies se biznesit.
• Eksperience ne analizen financiare dhe vleresimin e riskut kreditor.
• Njohje te produkteve/sherbimeve bankare.

Aftesi te tjera:
• Aftesi ta mira komunikimi dhe bashkeveprimi me klientet.
• Gatishmeri per te levizur ne qytete te tjera, sipas kerkeses.
• Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
• Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 3 Qershor 2015:
- Leter “Shprehje Interesi” per pozicionin
- CV

ne deget e Union Bank ne Berat dhe Lushnje ose ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.