PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Asistent Menaxher /Dyqani ne Durres



SPAR
18.05.2015, 13:19
Asistent Menaxher /Dyqani ne Durres
Përshkrimi i punes:
· Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan , sipas politikës së kompanisë.
· Përgjegjësia kryesore e një asistent menaxheri dyqani, është ndjekja e përditshme e punëve për të cilat është rënë dakort ndërmjet atij dhe menaxherit me objektiv drejtimin optimal të dyqanit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :
· Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale & administrative në dyqan.
· Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë.
· Menaxhim i nivelit te stokut dhe marrja e vendimeve te rëndësishme per kontrollin e stokut. Eshte përgjegjës për diferencat ne stok në rastet e kontrolleve të ndryshme rutinë, ditore dhe inventaret
· Analiza e shitjeve
· Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkepunim me departamenin përkatës.
· Kontroll periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazine.
· Kontroll i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët.
· Identifikim dhe zgjidhje të menjëhershme e problemeve.
· Punë për arritje dhe prezantim i propozimeve (menaxherit) për një shërbim me të mirë ndaj klientit.
· Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetje zgjidhje ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë.
· Kujdesje për pastrimin dhe paraqitjen e dyqanit (raftet, kokat e rafteve, zonat e promocionit).
Kerkesat:
· Arsimim Universitar preference ne Marketing dhe Administrim Biznesi
· 2-3 vjet experience ne profile te ngjashme
· Njohuri të mira në Anglisht
· Njohuri të mira në paketën kompiuterike
· Aftesi ne menaxhim
· I afte te punoje ne ekip

Nese mendoni se plotesoni kerkesat e mesiperme dhe jeni gati te beheni pjese e skuadres sone dinamike ju lutemi te dergoni CV tuaj profesionale ne email: hr@almark.al (hr@almark.al) deri ne 28 Maj 2015.

Te gjithe aplikantet do te trajtohen ne konfidencialitet te plote.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen!