PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Contract Manager



Infosoft Group
17.03.2016, 18:01
Infosoft Business Solutions shpk, kerkon te punesoje:





Contract Manager


Pershkrim i Pergjithshem:
SLA Manager ka për detyrë që, së bashku me stafin që i vihet në dispozicion, të ndjeke zbatimin e kontratave te suportit dhe te ndjeke marredheniet me klientet egzistues. Eshte pergjegjes per procesin e shitjes se sherbimeve te klientet qe menaxhon.

Detyra dhe pergjegjesi:

· Eshte pergjegjes per zbatimin e cdo neni te kontrates se suportit.
· Pergjegjes per te gjithe aspektet administrative dhe zgjidhjen e ceshtjeve qe lindin gjate ekzekutimit te suporteve.
· Ne bashkepunim me analistet e biznesit, eshte përgjegjës për procesin e mbledhjes së kërkesave të klientit, të analizës, ballafaqimit me kushtet kontraktuale dhe pranimin e tyre në përputhje me SOW te kontratave te suportit.
· Propozon tek AP rishikimin dhe update-imin e kushteve kontraktuale ne rast se mendon se ka hapesira te pambulura.
· Analizon me kujdes dhe përgjegjësi Raportet Ditore të aktiviteteve te suportit.
· Përgjegjës per sigurimin e gjithe dokumentacionit të nevojshëm.
· Përgjegjës për evidentimin, eskalimin dhe dokumentimin e çdo situate që pengon ecurinë dhe respektimin e afateve ne levrimin e suporteve.
· Organizon takime periodike me klientet per te siguruar qe levrimi i sherbimeve eshte bere konform standarteve dhe pritshmerive te klinteve.
· Eshte pergjegjes per procesin e shitjes se sherbimeve ekstra te klientet egzistues.

Kerkesa per kandidatet:

- Diplome universitare – e preferueshmene Shkenca Kompjuterike, Informatike Ekonomike
- Minimalisht 3 vjet eksperience pune ne pozicione analoge
- Te kete njohuri shume te mira mbi teknologjite qe perdor kompania
- Aftesi per t’u perballur me klientet dhe per te menaxhuar me efikasitet kerkesat e tyre
- Aftesi per te punuar ne kushtet e presioneve te ndryshme
- I orientuar drejt detajeve
- Aftesi shume te mira negociuese dhe komunikuese
- Te kete aftesi shume te mira analitike
- Aftesi vendimarrese
- Njohje shume e mire e gjuhes angleze


Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al


Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.