PDA

View Full Version : Tirane, ofrojme trajnime Profesionale " FIZIOTERAPIA NË PRAKTIKË"



ISSAT Trajnime
26.05.2015, 09:41
Në Institutin ' ISSAT ', në datën 29 Maj 2015 do te filloje Kursi i Trajnimit Profesional:

" FIZIOTERAPIA NË PRAKTIKË".

Trajnimi ka si qëllim të rrisë nivelin e njohurive dhe aftësive të pjesëmarrësve në Fizioterapinë, profesioniste.
Në fokus të Programit të Kursit janë: identifikimi i patologjisë, trajtimi, teknikat dhe metodat e rehabilitimit të pacientit përmes Fizioterapisë.

Temat që do të trajtohen në Kurs:
 Roli i Fizioterapisë.
 Llojet e Fizioterapisë.
 Përvetësimi i njohurive bazë mbi sistemin muskulor, kockor dhe nervor.
 Diagnostikimi i patologjive kryesore, trajtimi i patologjive me Fizioterapi dhe rehabilitimi total i pacientit.
 Perfeksionimi i rolit të fizioterapistit në trajtimin e pacientëve.
 Teknikat e rehabilitimit. Zbatimi me përpikmëri i protokolleve të rehabilitimit.
 Ultratingujt në Fizioterapi
 Sistemet e Integruara të Fizioterapisë
 Fizioterapia Klinike në Praktikë
 Shërbimet terapeutike të Fizioterapisë në:
- sistemin kardio-respirator
- geriartri
- reumatologji
- neurologji
- pediatri
- ortopedi- traumatologji
- dëmtime sportive
 Rëndësia e këshillave terapeutike dhe trajtimi sipas rastit
 Ndikimet e Masazhit klasik
 Vlerësimi i pacientëve dhe familjarëve të tyre si partner në kujdesje,
 Ushtrime për trajtimin e aftësisë së kufizuar fizike

Trajnimi i adresohet:
 Mjek Fiziatër
 Fizioterapistë në profesion
 Psikomotricien
 Terapist zhvillimi
 Pjestarë të tjerë të stafit të Institucioneve të Kujdesit Shëndetësor
 Personel i punësuar në qendra ditore zhvillimi
 Studentë të nivelit Master Profesional dhe Shkencor.
 Prindërit, të cilët kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.
 Çdo person i interesuar për njohuri në Fizioterapi.

Frekuentimi: e hënë, e mërkurë, e premte (17.30 - 20.00)
Pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatën e Institutit të Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve – “ ISSAT”, e njohur nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, licensuar nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Licensimit.
Regjistrimi: CV, Diploma Universitare dhe fotokopja e saj ; pasaporta dhe fotokopja e saj; 2 foto (formati i fotos së pasaportës); Formulari i Aplikimit i plotësuar.
Për informacion të mëtejshëm kontaktoni zyrat e ISSAT në adresën:
Adresa : Rr. e Kavajës, Tiranë ; Tel: +355 4 22 60 035 / 068 28 06 244 ; issatalbania@gmail.com