PDA

View Full Version : “SI TË FITOJMË NJË VEND PUNE” në datat: 27-28-29 Maj 2015



Dhoma e Tregtise Tirane - Qendra e Trajnimeve
26.05.2015, 11:20
Ky trajnim ofrohet për të lehtësuar procesin e përzgjedhjes dhe rekrutimit, duke ofruar një analizë të tregut të punës si dhe teknikat e suksesit gjatë procesit të rekrutimit. Bazuar në kërkesat e shumta të personave dhe kompanive të interesuara, kemi kënaqësine të organizojmë trajnimin me programin e detajaur si më poshtë:
Trajnimi i vjen në ndihmë kryesisht personave dhe individëve të cilët janë në proçes aplikimi për pozicione të ndryshme punësimi. Si i tillë, ky trajnim synon të adresojë elementët më kryesorë të cilët duhet të merren parasysh nga ana e aplikantëve gjatë proçesit të përzgjedhjes dhe rekrutimit si psh. procesi i plotë i aplikimit dhe intervistimit, analiza e tregut të punës dhe ri-kualifikimi për t’ju përshtatur kushteve të reja tpunësimit.
Duke patur parasysh kurrikulën, Dhoma e Tregtisë Tiranë ka përzgjedhur si lektorë Z. Artur Jaupaj, pedagog dhe drejtor i Trajnimit të Korporatave dhe Edukimit të Vazhdueshëm pranë Institutit Kanadez të Teknologjisë (Canadian Institute of Technology), Tiranë.
Z. Artur Jaupaj, me titull Prof. i Asociuar, drejton qëndrën e Trajnimit të Korporatave dhe Edukimit të Vazhdueshëm pranë Institutit Kanades të Teknologjisë (IKT), Tiranë si dhe është lektor i lëndëve të tilla si Sjellje Organizative, Menaxhim i Burimeve Njerzore në nivelin Bachelor dhe Komunikimi Ndërpersonal dhe Lidershipi në nivelin Master. Që nga krijimi i tij, IKT ka krijuar marrëdhënie bashkëpunuese me operatorët kryesore të telekomunikacionit në vend si Vodafone, Eagle Mobile, Plus Communications si dhe me sistemin bankar. Bazuar në këtë filozofi institucionale, qëndra e Trajnimit të Korporatave dhe Edukimit të Vazhdueshëm përveçse organizimit të kurseve të ndryshme të trajnimit, synon të integrojë më mirë burimet, resurset dhe infrastrukturën akademike duke ofruar zgjidhje konkrete profesionale dhe afatgjata për problemet më të ngutshme që has sektori i biznesit sot. Me konkretisht, projektet akademike të studentëve, sidomos punimi i dplomave/tezave, tenton të paraqesë zgjidhje jo vetëm teorike por edhe praktike duke përdorur sa më mirë njohuritë dhe teknologjitë më të fundit. Në këtë kuadër, kursi trajnues në fjalë, synon të rrisë mundësinë e punësimit për të gjithë personat e interesuar të cilët jannë proçes aplikimi ose mendojnë të aplikojnë në një të ardhme të afërt. Për këtë qëllim, trajnimi synon të integrojë teknikat më të fundit për të pasur sukses gjatë proçesit të aplikimit dhe rekrutimit.

Në fund të Trajnimit të gjithë pjesemarresit do te pajisen me Çertificate nga Dhoma e Tregtise dhe Industrise Tirane.
Trajnimi kushton 70 euro ku jane te perfshira te gjitha materialet e trajnimit dhe çertifikata.
Afati i fundit i aplikimit eshte data: 26 Maj 2015
Ju lutem gjeni bashkengjitur Formularin e Aplikimit dhe Programin me gjithe informacionin e nevojshem.
Trajnimi do të zhvillohet në Sallën e Konferencave të DHTIT. Adresa: Rruga e Kavajës Nr. 6. Tiranë.
Për çdo pyetje apo informacion të detajuar rreth trajnimit mos hezitoni të kontaktoni në numrat e mëposhtëm.
Ms. Ornela Sulce
Trainings Coordinator
Tirana Chamber of Commerce and IndustryDepartment of Projects and TrainingsKavaja Street, No. 6 Tirana/AlbaniaTel: 045 800 934Mob: +355 695542443E-mail: ornela_sulce@cci.al (ornela_sulce@cci.al)
Website: www.cci.al (http://www.cci.al/)