PDA

View Full Version : Drejtor Dege ne Fier



Union Bank
08.05.2015, 13:55
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Drejtor Dege ne Fier ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.

Drejtor Dege ne Fier

Qellimi i pergjithshem i punes:
Nen drejtimin e Drejtorit Rajonal, drejton te gjitha aktivitetet e deges per arritjen e objektivave vjetore ne drejtim te zhvillimit te biznesit, shitjeve dhe sherbimit, si dhe operacioneve ne dege.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
1. Eshte pergjegjes kryesor per koordinimin e punes ne dege me qellim realizimin e objektivave te biznesit te vendosura per degen.
2. Konform biznesplanit te bankes per degen dhe ne bashkepunim me Drejtorin Rajonal dhe/ose Drejtorine e Pergjithshme, detajon planin e nevojshem te veprimit per te arritur rezultatet e kerkuara nga banka ne volumin e depozitave, volumin e kredive, komisioneve dhe shtimin e klienteles.
3. Organizon takime me kliente ekzistues dhe potenciale me qellim qe te promovoje produktet dhe sherbimet e ofruara nga banka, ne perputhje me objektivat e vendosur dhe planin e biznesit te bankes.
4. Ndjek ecurine e personelit te deges dhe ne bashkepunim me Shefin e Operacioneve siguron qe puna e tyre te jete ne perputhje me standartin e bankes ne sherbim, shitje dhe perputhshmeri operacionale.
5. Ne bashkepunim me Shefin e Operacioneve organizon mbledhje periodike me personelin per te garantuar nivelin e duhur te familjarizimit me produktet dhe procedurat operacionale te bankes.
6. Ben vleresimin e performances se Shefit te Operacioneve dhe ne bashkepunim me kete te fundit, merr pjese ne procesin e vleresimit te stafit operacional te Deges.
7. Ndjek ne menyre te vazhdueshme punen e Deges dhe garanton perputhjen e veprimtarise se deges me procedurat dhe standartet e Bankes.
8. Ben kontrollin dhe autorizimin e veprimeve te deges ne perputhje me nivelin e autorizimit qe i takon pozicionit.
9. Koordinon punen me Shefin e Operacioneve me qellim qe te siguroje se Dega zbaton me perpikmeri procedurat operacionale qe kane te bejne me: Sistemet e kontrollit te brendshem, Detyrimet per raportimet mujore ne Departamentet perkatese, Marredheniet me Klientet etj.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
· Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
· Eksperience e meparshme pune ne sektorin bankar per te pakten 5 vjet.
· Eksperience e meparshme ne menaxhim, organizim, kontroll per te pakten 2 vjet.
· Njohuri te thella te teknikave te shitjes dhe operacioneve bankare.

Aftesi te tjera:
· Aftesi te forta komunikimi verbale, te shkruara, analitike dhe nderpersonale.
· Aftesi per te drejtuar dhe motivuar stafin.
· Aftesi te mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
· Aftesi te mira shitjeje dhe negocimi.
· Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
· Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 20 Maj 2015:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV

ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank,
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.