PDA

View Full Version : Drejtor i Departamentit te Administrimit te Kredise



Union Bank
08.05.2015, 13:45
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Drejtor te Departamentit te Administrimit te Kredise, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.

Drejtor i Departamentit te Administrimit te Kredise

Qellimi i pergjithshem i punes:
Drejtori i Departamentit te Administrimit te Kredise, i raporton Drejtorit te Divizionit te Operacioneve dhe eshte pergjegjes per proçesimin ne kohe dhe te sakte te te dhenave qe kane te bejne me dokumentacionin e kredise dhe transaksionet e levrimit, etj. si dhe te reduktoje maksimalisht humbjet qe mund te vijne nga gabimet ne dokumentacion, levrimin e kredive, mirembajtjen e kolateralit, sigurimit dhe rinovimeve te tyre, ruajtjes se dokumentacionit te kredise.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
1. Ndjek dhe kontrollon korrektesine, kompletimin e te dhenave ne sistemin e Bankes; regjistrimin e sakte te te gjitha te dhenave financiare dhe te dhenave te tjera te rendesishme qe kane te bejne me transaksionet e produkteve te kredise te kryera nga njesia apo deget e bankes dhe siguron qe ato te jene ne perputhje me vendimet e autoritetit miratues, kushtet e kontrates dhe produktit te kredise.
2. Ndjek, kontrollon dhe pergatit dokumentacionim e kredise qe lidhet me marreveshjen e kredise (kontrata dhe/ose dokumenta te tjere ne lidhje me marreveshjen midis bankes dhe kredimarresve) ne perputhje me udhezimet dhe rregulloret e Bankes dhe siguron qe dokumentacioni eshte nenshkruar sipas rregullave ne fuqi.
3. Mban marredheniet me zyren e Rregjistrit te Barreve Siguruese ne lidhje me rregjistrimet e kolateraleve pasuri te luajtshme dhe siguron rregullsine e veprimeve ne lidhje me keto kolaterle.
4. Mban marredheniet me zyren e Rregjistrit te Kredive ne Banken e Shqiperise dhe kryen raportimet periodike te te dhenave sipas rregulloreve ne fuqi.
5. Ne bashkepunim me njesine Juridike dhe siguron perditesimin e kontratave ne perputhje me ndryshimet ligjore apo ndryshimeve te rregulloreve te Bankes se Shqiperise.
6. Koordinon dhe organizon punen me Njesine e Rikuperimit dhe Njesine Juridike, ne menyre qe te plotesohet dokumentacioni i nevojshem per fillimin e veprimeve ligjore te nderrmarra nga Banka ndaj kredimarresve ne vonese.
7. Mban dhe kontrollon evidencat e interesave, tarifave, kolateraleve, pjesemarrjeve, sigurimeve ne favor te bankes, regjistrimet e kolateraleve ne perputhje me procedurat dhe rregullat e bankes.
8. Koordinon dhe organizon punen ne njesi per dorezimin ne kohen e caktuar te raporteve te nevojshme te kerkuara nga departamentet e tjera dhe manaxhimi.
9. Kontrollon dhe Autorizon pagesa qe lidhen me procesin kredidhenes (pagesa kesti kredie, komisionet, sigurime etj) pas aprovimit te levrimit te kredise.
10. Njofton Drejtorin e Divizionit per cdo devijim regjistrimi ne sistemin e bankes apo dokumentacion ligjor ne perputhje me procedurat e bankes, propozon masat rregulluese.
11. Ideon dhe siguron qe ne bashkepunim me Departamentin e IT-se, te ndertohen raporte te bazuar ne te dhenat e ruajtura ne sistemin e bankes, mbi procesin kredidhenes. (raportet perfshijne ndjekjen e pagesave te detyrimeve nga kredimarresit, ndjekja e ecurise se procesit kredidhenes nepermjet raporteve per menaxhimin e bankes, etj.)
12. Kontrollon dhe siguron administrimin e plote te dosjeve te klienteve te kredise dhe ruajtjen e dokumentave te sigurise se kredise (kontratat e huase, kolateralit etj.)
13. Siguron pergjigjen ne kohe ndaj kerkesave dhe raporteve te auditoreve ne lidhje me dokumentacionin e kredise, sistemin, ceshtje te tjera te administrimit etj.
14. Kryen trainime per stafin e degeve/agjensive te Bankes te perfshira ne administrimin e kredise per nje kuptim te qarte te produkteve dhe procedurave te kredise dhe zbatimin korrekt te tyre.
15. Pergatit dhe Rishikon dokumentat, format shoqeruese te produkteve te kredise ne lidhje me seksionet per administrimin e kredive. Rekomandon ne Komitetin e Kredise ndryshime permiresuese ne to.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
· Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
· Eksperience te meparshme pune direkte ne administrimin e kredive.
· Eksperience drejtuese te njesive/departamenteve ne nivel te Drejtorise se Pergjithshme.

Aftesi te tjera:
· Njohuri te procesit te kredidhenies.
· Aftesi per punen me dokumenta dhe sisteme financiare.
· Njohuri te ligjit te zbatueshem lokal, legjislacionit bankar.
· Aftesi te mira komunikimi, prezantimi dhe bashkepunimi.
· Te jete i pergjegjshem, korrekt dhe me iniciative.
· Njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.
· Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 20 Maj 2015.
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne anglisht, ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank,
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

Fax: +355 4 2272 880

E-mail: hr@unionbank.al

Kandidatet e perzgjedhur do t’i nenshtrohen nje testi profesional.


Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.

Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.

Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.

Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.