PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Instruktore Patinazhi



Tirana Ring Center
14.11.2016, 17:24
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: "Instruktore Patinazhi".


Detyrat dhe Pergjegjesite:


•Pergjegjese per mesimin e bazave themelore te patinazhit;

•Te demostroje perdorimin e paisjeve, teknikave dhe metodat e levizjeve baze te patinazhit;

•Pergatitja e programeve te cilat i pershtaten te gjitha moshave;

•I Shpjegon pjesemarresve rregullat e sigurise, rregulloret, dhe sigurohet qe ato te zbatohen.

•Mbikeqyr ambjentin ku zhvillohet aktiviteti dhe raporton ne lidhje me shqetesime apo probleme te ndryshme;

•Udhezon vizitoret e rinj dhe i ofron ndihme per te kryer aktivitetin;

•Raporton tek menaxheri ne lidhje me ecurine e aktivitetit dhe sugjeron per ndryshime te mundeshme;

•Respekton pjesemarresit dhe stafin duke bashkepunuar dhe ofruar mbeshtetje ne çdo kohe;



Kriteret:


•Te kete eksperience te meparshme pune ne kete fushe;

•Te kete aftesi shume te mira komunikimi;

•Te kete aftesi te mira organizuese dhe trajnuese;

•Te jete e kujdesshme per paraqitjen e jashtme;

•Te jete e gatshme te punoje me turne;


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj te shoqëruar me Foto duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates
28/ 11/2016.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura .