PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjes/e ne Kontabilitet



Infosoft Group
28.04.2015, 13:15
Infosoft Systems shpk, kerkon te punesoje:





Punonjes/e ne Kontabilitet



Detyra dhe Pergjegjesi:

- Llogarit kosto te produkteve, elementet perberes te saj, si edhe shperndan me saktesi kostot e tyre shtese
- Regjistron faturat e shpenzimeve si dhe i kontabilizon sakte ato sipas natyres dhe detajeve te percaktuara
- Analizon dhe ndjek gjendjen e llogarive “Furnitore”. Evidenton dhe njofton superiorin per detyrimet ndaj furnitoreve dhe afatet e pageses.
- Kontrollon cdo fund muaji librin e blerjes/shitjes. Evidenton shmangiet e mundshme me llogarite perkatese, si dhe mban pergjegjesi per mbylljen e librave.

Kerkesa per kandidatet:

- Te kete mbaruar studimet e larta prane Fakultetit Ekonomik, ose ne Shkencat Ekzakte
- Te kete minimalisht 3 vjet eksperience pune si punonjes ne finance & kontabilitet ne kompani private
- Te njohe mire planin kontabel dhe natyren e regjistrimeve kontabel
- Te njohe mire programet financiare
- Te kete njohuri mbi legjislacionin tatimor:
· Ligji per tatimin mbi te ardhurat
· Ligji per TVSH
· Ligji per procedurat tatimore
- Te kete logjike shume te mire matematikore dhe analitike
- Te kete njohuri te mira te gjuhes angleze

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Te dhenat qe do te paraqitni nepermjet aplikimit tuaj do te ruhen dhe perpunohen vetem per qellime rekrutimi, ne mbeshtetje te legjislacionit ne fuqi per mbrojtjen e te dhenave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) "Per Mbrojtjene te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.