PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Teknik Fibre Optike



Albanian Telecommunications Union
08.02.2016, 13:49
Kompania ATU, e themeluar në vitin 2010, eshte nje kompani lider ne tregun e telekomunikacionit dhe fibrave optike. Ajo ka ndertuar një rrjet nacional fibrash optike (mbi 1000 km rrjet transmetimi) , të implementuar me përdorimin e teknologjisë së fundit dhe materialeve më cilesore, e në bashkëpunim me klientë dhe furnizues të mirënjohur dhe internacional të shtruar nëpër rrugët kombëtare të Shqipërisë. Rrjeti ATU udhëton gjatë gjithë shtetit Shqipëtar duke ndërlidhur qytetet më të medha të tij dhe duke ofruar ndërlidhje nëpërmjet të gjithe kufijve me shtetet e Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Greqisë.

Per fuqizimin e personelit dhe shtimin e njesive jemi duke kerkuar nje:
Teknik të Fibres Optike.
Detyra dhe Pergjegjesite:
1- Te njohe rrjetin e Fibrave Optike
2- Te kete pervoje ne punimin , ngjitjen, e fibres dhe kabllit te fibres optike
3 - Te njohe paisjet per lidhjen dhe mirembajtjen e FO (si ST, SC,LC etj)
5- Te jete I afte te punoje ne grup dhe nen drejtimin e inxhinjerit perkates per punimet e fibres
8- Të mbajë një qëndrim pozitiv dhe punë dhe sjellje te mire etike duke mundur të ofrojnë produktivitet të lartë
Kualifikime dhe Kerkesa:
1- Te kete perfunduar shkollen e mesme / te mesme teknike.
2- Te kete eksperience në instalimin, riparimin, kablimin e Fibrave Optike ne kompani te ngjashme.
3- Te kete aftesi komunikuese
3- Te kete aftesi per te punuar ne grup.
4- Te jete i disponueshem per te punuar edhe jashte orarit.
5- Te disponoje patente makine.
Per te aplikuar per kete pozicion , ju lutem dergoni CV- në tuaj me foto ne adresen e emailit info@atu.al deri me daten 25 Shkurt 2016.

Albanian Telecommunications Union Ltd
Meeting the Future

Address: Papa Gjon Pali II str, ABA Business Center, Floor 13/Office 2, 1010, Tirana, Albania
Tel: +355 4 2400810 Fax: +355 4 2400811 Email: info@atu.al Website: www.atu.al (http://www.atu.al)