PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Magazinier



Tirana Ring Center
13.12.2016, 11:57
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Qendra Tregëtare Tirana Ring Center kërkon të punësojë: “Magazinier”.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

•Përgatitja e planeve dhe magazinimit të mallrave;
•Monitorimi i sasisë dhe cilësisë së mallrave të ruajtur në magazinë;
•Mbikëqyrja e dokumentave të mëprashëm, fletë-hyrjet, fletë –daljet, kartela, liber magazine, procesverbale.
•Mbikëqyrja e të gjitha dërgesave hyrëse dhe dalëse.


Kriteret:

•Të ketë mbaruar studimet e larta
•Të ketë minimumi 3 vjet eksperience
•Të ketë njohuri shumë të mira të paketës MS Office
•Të ketë njohuri të mira të programit Financiar Alpha
•Të jetë dinamik dhe të mbajë pergjegjësi për detyrat që i caktohen.


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj brenda dates 29/12/2016 në adresën e e-mail-it: hr@ring.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

Tel. : +355 4 450 42 51