PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punonjëse pranë Zonës së Argëtimit



Tirana Ring Center
02.05.2015, 19:50
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Qendra Tregëtare TRC kërkon të punësojë: Punonjëse pranë Zonës së Argëtimit


Titulli i Pozicionit:
Punonjëse pranë Zonës së Argëtimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Përgjegjëse për mirëqënien dhe sigurinë e fëmijëve të pranishëm në zonën e argëtimit në ambjentet e Qendrës Tregëtare;
Të jetë e gatshme për të ofruar ndihmë fëmijëve në lidhje me përdorimin e lodrave të ndryshme dhe lojrave;
Komunikimi miqësor dhe bashkëpunues me prindërit, fëmijët dhe kolegët;
Të kujdeset për mbajtjen e një ambjenti të pastër dhe mikëpritës;

Kriteret:

Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Cikël i ulët për parashkollorë;
Të ketë minimalisht 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
Të ketë njohuri të përgjithshme të gjuhës Angleze;
Të jetë e komunikueshme dhe të ketë aftësi të mira menaxhuese;
Të jetë e sjellshme dhe e kujdesshme me fëmijët dhe prindërit;
Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike;


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj te shoqëruar me Foto brenda dates 07/05/2015 në adresën e e-mail-it: hr@ring.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

Tel. : +355 4 450 42 51