PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor pranë Zonës së Argetimit



Tirana Ring Center
01.05.2015, 09:27
“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Spa, Fitness, ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

Qendra Tregëtare "Tirana Ring Center" kërkon të punësojë pranë ambjenteve të Zonës së Argëtimit: Supervizor;



Detyrat dhe përgjegjësitë:



Përgjegjës për mirëmbajtjen e ambjentit të Zonës së Argëtimit;
Raporton rregullisht në lidhje me punën ,shqetësime dhe dëme të evidentuara tek eprori direkt;
Përgjegjës për mirëqënien dhe sigurinë e fëmijëve dhe vizitorëve të pranishëm në zonën e argëtimit në ambjentet e Qendrës Tregëtare;
Komunikimi profesional dhe bashkëpunues me kolegët dhe vizitorët;
Organizon dhe koordinon punët me stafin e Zonës së Argëtimit.


Kriteret:



Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në Fakultetin e Ekonomisë;
Eksperienca ne pozicione te ngjashme perben avantazh;
Aftësi shumë të mira organizuese dhe koordinuese ;
Të jetë fleksibël kur eshte e nevojshme ;
Njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh ;
Njohuri shume të mira kompjuterike, MS Office;



Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj te shoqëruar me Foto brenda dates 07/05/2015 në adresën e e-mail-it: hr@ring.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.

www.ring.al (http://www.ring.al)