PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitjesh



Neptun shpk
21.05.2015, 14:23
Neptun shpk eshte nje nga kompanite me prestigjoze ne Shqiperi dhe vende te Ballkanit e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 15 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke perfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:

Fokusi kryesor i nje agjenti shitjesh eshte qe te permiresoje ecurine komerciale. Te organizoje punen dhe t’i ofroje klienteve nje nivel te larte sherbimi.
Zhvillimi dhe zbatimi per te arritur planin e shitjeve dhe objektivave per te depertuar ne treg.


FUNKSIONET THELBESORE TE PUNES:

• Arritja e objektivave te shitjes
• Identifikimi dhe vendosja e kontaktit me individe ose firma qe kane potencial per te tregtuar produkte elektro-shtepiake.
• Ndertimi i marredhenieve te mira me tregetaret dhe informimi i tyre mbi cmimet dhe ofertat qe ofrohen nga kompania ne menyre te vazhdueshme.
• Leximi i kujdesshem i raporteve mbi shitjet.
• Marrja e informacionit ne lidhje me studimin e klienteve dhe te produkteve, nevojat, problemet, historine e produktit dhe praktikat e biznesit ne menyre qe te realizoje shitje, prezantime efektive dhe te pershtatshme.
• Pjesemarrja ne seminare dhe trajnime per promovimin e produkteve.
• Te mbaje dhe zhvilloje marredhenie te shendosha te biznesit ekzistues me partneret aktuale.
• Pajisja e klienteve te shumices me Materiale Marketingu.
• Levizja neper rrethe sipas nje grafiku te caktuar.
• Zhvillimi i marredhenieve me klient te rinj.


KRITERET:
• Arsimi I larte (preferohet dega Administrim Biznesi, ose/dhe Marketing);
• Eksperience pune te pakten 3 vjet ne kete fushe;
• Njohje shume e mire e gjuhes angleze; Njohja e gjuheve te tjera do te konsiderohet si kualifikim shtese (gjuhe e folur dhe e shkruar);
• Aftesi ne negocime te nivelit te larte;
• I afte dhe me deshire per te punuar nen trysni;
• I mesuar me marrjen e vendimeve dhe pergjegjesite;
• Njohuri shume te mira te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);



AFTESI DHE NJOHURI:

• Aftesi negocimi
• Njohuri Tregu
• Komunikues i forte / influencë
• Analitike & Strategjik
• Fleksibel


Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e kualifikuar duhet te aplikojne me email ne adresen hr@neptun.al, ose me telefon ne nr
+355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, i Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al