PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Punetor Magazine



Jumbo shop
02.09.2016, 15:27
JUMBO me vendodhje në qendrat tregtare TEG dhe QTU është një nga dyqanet me pakicë më të suksesshëm në Tiranë. Ky dyqan tregton në ambientet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.


JUMBO po kërkon Punetor Magazine


Detyrat kryesore:
1. Pergjegjes per marrjen e mallrave fizike, magazinimin dhe proceset e dergimit sipas udhezimeve te Supervizorit direkt;
2. Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave ne kohen e duhur;
3. Njeh shume mire te gjitha produktet qe arrijne dhe qe magazinohen, perfshire sasine, cilesine dhe brishtesine e tyre;
4. Kontrollon njesine e mallrave te mberritura (sende, kuti, paleta) dhe barkodet ekzistuese ne produktet qe hyjne apo dalin nga magazina;
5. Ekzekuton etiketimin e barkodeve te produkteve sipas udhezimeve te Supervizorit Direkt;
6. Njeh shume mire vendodhjen e produkteve ne magazine dhe sasine e mallrave te mbetura stok;
7. Siguron raportim te sakte e te menjehershem te pranimit te mallrave tek Supervizori direkt per çdo problem qe mund te ndodh ne lidhje me ndonje nga produktet gjate shkarkimit, ngarkimit dhe / ose magazinimit. Kontribuon per zgjidhjen perfundimtare te problemit perkates;
8. Raporton ne baza ditore per sasine e mallrave te perpunuara gjate dites (shkarkim, ngarkim,magazinim);


Aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara:


- Të kenë përfunduar arsimin e mesëm (pa obligime shkolle në vazhdim).
- Të paktën 1 vit përvojë të mëparshme të ngjashëm me këtë pozicion.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.


Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në personale në këtë adresë e-mail-i: jumbo@teg.al