PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier HS & E dhe i Kontrollit te Cilesise



ManeTCI
22.04.2015, 17:16
Kompania lider në ndërtim “MANE TCI”, ofron mundësi punësimi në pozicionin Inxhinier HS & E dhe i Kontrollit te Cilesise. Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PËRGJEGJËSITË:

Të përditesoj politikën e shëndetit dhe sigurisë në punë dhe të monitoroj implementimin e politikës së shëndetit dhe sig-urisë,
Të kryej trajnimin e stafit të kantierit lidhur me masat që duhen marrë për sigurimin e shëndetit dhe sigurisë në punë,
Të bashkërendojë me drejtuesit e kantierit për të identifikuar rreziqet që shfaqen në zonën që mbikqyret prej tyre dhe të kryej inspektime ditore për të identifikuar rreziqet potenciale,
Të inspektoj dhe të përgatis raportet për zbatimin e procedurave në kantiere,
Të vendos dhe të implementojë një sistem për të raportuar aksidentet në kantier,
Të kontrolloj përshtatshmërinë e kushteve të kantierit me Ligjin e sigurisë në punë,
Të ofroj trajnime mujore për të gjithë kontraktorët dhe të mbledh dhe ruaj dokumentacionin lidhur me trajnimin mujor të gjithë punonjësve,
Të kontrollojë firmat nënkontraktore dhe të marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier,
Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm,
Ndjekjen e procesit që kryhet nga inxhinieri i caktuar në objekt për marrjen e mostrave dhe analizimin e tyre në laboratorët e akredituar dhe të liçensuar nga DPSH. Të sigurohet që të jenë dokumentuar rezultatet e testit, procesin e monitorimit dhe regjistrimin e të dhënave,
Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materilalet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorët tanë,
Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në proçese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve,
Hartimin e recepturave për betonet e veçanta dhe të llaçeve,
Hartimin e proçes-verbalëve për materialet dhe punimet me cilësi të dobët,
Plotësimin e dokumentacionin përkatës të cilësisë çdo objekt,
Ndjekja e kontrollit të cilësisë së punimeve për të gjitha kantierët e ndërtimit të kompanisë “Mane TCI”,
Mbikqyr zërat e punës për të siguruar standarte cilësie krahasuar me specifikimet teknike,
Ndihmon ekipet ose nënkontraktorët për të zbatuar informacionin që ndikon në përmirësimin e procesit dhe zgjidhjen e cështjeve të cilësisë,
Në mënyrë periodike kryen trajnime të stafit teknik për cilësinë,
Detyra të tjera që i ngarkohen.



KËRKESAT:

Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi,
Preferohen kualifikime specifike për pozicionin,
Eksperiencë pune të ngjashme me pozicionin,
Vendim-marrës dhe me personalitet të fortë,
Aftësi për të punuar në skuadër dhe për të gjetur zgjidhje,
Aftësi të mira komunikative dhe ndërpersonale,
Njohje shumë e mirë e standarteve të sigurisë dhe shëndetit në punë,
Njohuri shumë e mirë në përdorimin e programeve kompjuterike.



TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:
burime.njerezore@manetci.al
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 29 Prill 2015.