PDA

View Full Version : Tirane, Menaxher Shitjesh



Albanian HR Solutions
18.06.2015, 14:44
Kompania "Albanian HR Solutions sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Njoftojmë që Albanian HR Solutions ka nisur procesin e selektimit për postin:Menaxher Shitjesh

Detyrat që duhet të përmbushë:
• Të përgatisë plane pune për individë si edhe për skuadrën
• Ndërmerr dhe koordinon zhvillimin e plan veprimeve për të rritur shitjet dhe gjetjen e pikave të reja.
• Mban të dhëna të sakta mbi çmimet, shitjet dhe per gatit raportet mbi aktivitetin ne zonën e tij.
• Ndjek tendencën dh elëvizjet në treg.
• Asiston në zhvillimin e planeve vjetore të shitjeve me objektiva dhe targete të përcaktuara qartë

Kualifikime/ Kërkesa:
• Diplomë e shkollës së lartë (Fakulteti Ekonomik)
• Njohuri shumë të mira të përdorimit të PC, programet financiare dhe excel.
• Njohuri të tregut shqiptar dhe ndërkombëtar
• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe bindëse
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohet edhe ajo italiane
• Eksperiencë në kompani distribucioni
• Njohuri mbi legjislacionin fiskal( te njohë TVSH, Faturimet, tatim-fitimin, kodin e punës, dhe sig shoqerore)



Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: contact@ahrs.al (http://www.ahrs.al), Brenda datës 18.06.2015.

Dosja e aplikimit duhet të përmbajë këto dokumenta:
- Curriculum Vitae
- Cover Letter
- Certifikata dhe dokumenta të tjera të cilat dëshmojnë kualifikimet e tyre.
- Referenca nga punëdhënësit e tyre të mëparshëm (nëse ka në dispozicion).


*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!