PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu



Union Bank
17.04.2015, 14:55
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.


Sot Union Bank ka rreth 320 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.


Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Specialist ne Departamentin e Marketingut, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.



Specialist Marketingu


Pergjegjesite kryesorete ketij pozicioni perfshijne:



Pjesemarrjen ne lancimin e produkteve te reja, duke ndjekur ofertat dhe fushatat e komunikimit per produktet e tregut dhe duke pergatitur mjetet dhe materialet marketing per produktet e reja.
Manaxhimin e aktiviteteve marketing te degeve ne funksion te ruajtjes dhe forcimit te imazhit dhe brandit ne perputhje me standardet e miratuara ne fuqi, perfshire: komunikimin ne menyre te vazhdueshme me rrjetin e degeve per situaten marketing te tyre, plotesimin e nevojave te degeve me materiale marketing te pergjithshme dhe/ose materiale sipas fushatave; organizimin dhe mbeshtetjen e degeve per promocionet lokale te produkteve te reja dhe ofertave.
Koordinimin e aktiviteteve marketing me shitesat retail me te cilet banka ka bashkepunim duke plotesuar nevojat e tyre me materiale marketing te bankes sipas termave te bashkepunimit, ofertave dhe fushatave, si dhe vleresimin e mundesive dhe propozimet per fushata te perbashketa marketing ndermjet bankes dhe shitesave retail.
Koordinimin e aktiviteteve marketing dhe te komunikimit te fokusuara te produktet dhe ofertat (me ose pa fushate ne massmedia).
Internet marketing – eshte pergjegjes per aktivitetet online marketing dhe per prezencen online te bankes perfshire perditesimin e informacionit, monitorimin e aktivitetit, pergatitjen e raporteve te nevojshme dhe dhenien e sugjerimeve per permiresime per: a) webfaqe b) reklamim on-line c) Social media.
Marketing direkt – eshte pergjegjes per marketimin e brandit/produkteve/sherbimeve te bankes nepermjet postes, emailit, sms, perfshire pergatitjen e teksteve ne perputhje me mjetin e zgjedhur; shperndarjen sipas listave te vena ne dispozicion nga departamentet e interesuara dhe verifikimin me zgjedhje te marrjes se sms-ve dhe e-maileve; koordinimin me palet e treta te brendshme ose te jashtme per shperndarjen, etj.
Koordinon dhe verifikon realizimin e sherbimeve nga furnitoret, te lidhur me materialet e marketingut.




Profili Individual i deshiruar:



Diplome e Fakultetit Ekonomik ose te lidhura me te, preferohet ne degen Marketing.
Preferohet eksperience pune ne Marketing ne banke prej 1 - 2 vitesh.
Njohuri shume te mira te produkteve dhe sherbimeve bankare.
Njohuri te mira te marketingut dhe komunikimit dhe te menyres sesi keto ndikojne ne arritjen e objektivave te biznesit.
Te kete njohuri perdorimi mbi rrjetet/media sociale


Aftesi te tjera:



Te kete aftesi te mira ne komunikimin me goje dhe me shkrim.
Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
Njohuri te mira te paketes Office (Microsoft Excel, Microsoft Word, Microsoft PowerPoint)
I gatshem per te levizur ne qytete te tjera sipas kerkeses.
Krijues, i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te punoje i pavarur.


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 27 Prill 2015:

Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane


Fax: +355 4 2272 880


E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)


Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.




Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al (hr@unionbank.al).