PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Supervisor per mirembajtjen



FORSCHNER ALBANIA
08.06.2016, 07:53
Objektivi: Përgjegjës për organizimin e punës në sektorin e mirëmbajtjes, si në makineri dhe pajisje ashtu dhe fasilitetet në fabrikën Forschner Albania;

Përshkrimi i punës


Zhvillimin e Layout-it të fabrikës;
Prokurimet e materialeve të prodhimit sipas dokumentit të Bill of Materials;
Instalimet e makinerive dhe pajisjeve;
Përgjegjësi mbi fasilitet ne fabrikë dhe mirëmbajtjen;
Përgjegjësi për mirëmbjatjen e makinerive ne fabrike;
Përgjegjësi për stokun e pjesëve të këmbimit;
Përgatitjen në kohë të materialve që lidhen me projektet e punës;
Përgjegjësi për ndjekjen e buxhetit te caktuar për prodhimin dhe mirëmbajtjen;
Mbajtjen e rregjistrimeve të sakta ne lidhje me makineritë dhe pajisjet ne kompani;

Kërkesat dhe Kualifikimet

Të ketë mbaruar studimet e larta në degën Inxhinieri elektrike ose mekanike; ose inxhinierë të profilit industrial
Eksperience pune mbi 3 vjet mundësisht pozicion të ngjashëm;
Të ketë njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike, programet baze MS office;
Aftësi për ti dhënë zgjidhje praktike problemeve;
Aftësi për të komunikuar lehtësisht në gjuhën angleze;
Avantazh përbën njohja e shkëlqyer e gjuhës gjermane;
Kualifikime dhe Certifikime të tjera në këtë fushë;


Të gjithe të interesuarit të dërgojnë nga një kopje të CV-së së tyre në shqip dhe në anglisht në adresën basha@forschner.com deri ne datën 10/06/2016. Të dhënat tuaja do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Për më shumë informacion rreth kompanisë mund të lexoni në faqen www.forschner.com (http://www.forschner.com). Ju mirëpresim.