PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinator Logjistike



EUROLAB INTERNACIONAL GRUP
22.09.2015, 15:51
Eurolab internacional grup njofton pozicionin e lire te Koordinator Logjistike.

Pershkrim I pergjithshem I pozicionit:

1. Nderton strategji per shperndarjen ne bashkepunim me Dep. Teknik dhe Dep. e Shitjeve
2. Ndihmon ne minimizimin e kostove te shperndarjes ne bashkepunim me dep perkatese
3. Organizon routet per dergesat e porosive ne varesi te kerkesave kohore
4. Organizon routet per dergesat e porosive ne varesi te ngarkesave dhe kerkesave specifike


• Është përgjegjës për ndërtimin e strategjisë, në bashkëpunim me Departamentin Teknik dhe Departamentin e Shitjeve, për dergesat e porosive
Ne destinacion ne kohe dhe me minimumin e kostove.

• Krijon dhe ruan kontakte dhe kontrata me kompanitë e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar të mallrave.
• Kontrollon dhe menaxhon transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e mallrave.

.
• Kujdeset për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit (duke u kujdesur edhe për shpenzimin e karburantit)

• Delegon detyra dhe përgjegjësi te vartësi i drejtpërdrejtë

• Bën raportime ditore tek eprori i drejtpërdrejtë.
• Është përgjegjës të performojë detyra të tjera që kërkohen nga eprori i drejtpërdrejtë.


Kualifikimi i kërkuar:
- Diplomë Universitare (Preferohet në fushën e Ekonomisë).
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi shumë të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet .






Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes
dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: EMAIL=hr@eurolabinternacional.com

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.