PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist i Larte Prokurimesh



GENER2 sh.p.k
03.04.2015, 14:25
GENER 2 SHPK
SHPALLJE POZICION VAKANT
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD

 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË
“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS
Specialist i Larte Prokurimesh

 PERSHKRIMI I POZICIONIT
Pozicioni i Specialistit të Drejtorisë së Prokurimeve siguron zbatimin dhe ndjekjen e politikave dhe procedurave lidhur me procesin e prokurimit te te gjitha aseteve dhe te sherbimeve, per funksionimin normal te veprimtarise se kompanise si ne fushen e ndertimit, tregtise dhe sherbimeve.

 DETYRAT KRYESORE
• Suporton ne hartimin dhe zbatimin e planit te prokurimeve;
• Analizon, hulumton dhe monitoron ne menyre te vazhdueshme tregun ne lidhje me cmimet dhe cilesite e produkteve potenciale qe mund ti sherbejne kompanise;
• Ndjek procesin e prokurimit dhe identifikon furnitoret me te mire potencial;
• Pergatit dokumentacionin e nevojshem per inicimin, zhvillimin dhe konkludimit me sukses te procesit te prokurimit;
• Komunikon me te gjitha palet e interesuara ne procesin e prokurimit per te shkembyer informacionin e nevojshem per konkludimin me sukses te procesit;
• Suporton ne procesin e negocimit te kontratave dhe negocion me furnizuesit terma kontraktuale te favorshem per kompanine;
• Asiston departamentin juridik ne fazen e pergatitjes se kontratave;
• Ndjek zbatimin e kontrates dhe raporton ne menyre periodike prane drejtorit per kontratat e portofolit te tij;
• Organizon informacionin ne databazen e prokurimeve duke mirembajtur dhe konsoliduar databazen e furnitoreve ekzistues dhe pasurimin me furnitoret potenciale;
• Suporton mirembajtjen e databazes se informacionit te drejtorise.

 KRITERET KRYESORE
• Te kete perfunduar fakultetin Ekonomik, Juridik - ose te jete diplomuar ne Inxhinieri Civile
• Te kete mbi 5 vjet experience pune ne prokurime ne kompani te ngjashme;
• Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze;
• Te kete aftesi te shkelqyera negocimi dhe komunikuese;

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit është data 15 Prill 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.