PDA

View Full Version : Kruje, ofroj vend pune Perfaqesues i Shitjeve te Biznesit



ABCom HR
01.04.2015, 09:44
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju.
Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore.
Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin " Perfaqesues i Shitjeve te Biznesit”


Përgjegjësitë:


Menaxhon shitjet e sherbimeve, me fokus qendror klientet SME dhe Korporate.
Ruan marredhenie dhe informon vazhdimisht klientet ekzistues mbi produktet dhe sherbimet.
Merr pjese ne hartimin e planit te shitjeve te kompanise.
Promovon produktet dhe sherbimet, permes takimeve me klientet Biznes.
Krijon rrjetin e tij te shitjeve.


Profili:


Diplomë Universitare.
Aftësi shumë të mira komunikimi
Aftësi produktive brenda limiteve kohore
Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
Nivel i pëlqyeshëm i gjuhës angleze

Do të konsiderohet avantazh:


Eksperienca pune të mëparshme

Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.


Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al (http://www.abcom.al)



Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.