PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani



Neptun shpk
04.04.2015, 11:56
Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot, Neptun numeron 15 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.

Titulli: Menaxher Dyqani


Permbledhja e pozicionit:

Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.

Funksionet thelbesore te punes:

• Menaxhimi dhe motivimi i skuadres per te rritur shitjet dhe per te sigurur rendiment;
• Menaxhimi i niveleve te stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut;
• Mbledhja, filtrimi dhe dergimi i porosive ditore;
• Te perballoje me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanise;
• Te studioje ne menyre sistematike terrenin e shitjeve;
• Te bashkepunoje me koleget dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente;
• Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve;
• Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment;
• Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestare te rinj potencial per staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi;
• Organizimi i promocioneve ne nivel dyqani;
• Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
• Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme te dyqanit;

Funksione te tjera te punes:

• Pjesemarrja ne takimet mujore per shitjet;
• Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesit e sektoreve dhe stafin e shitjeve;
• Dhenia e feedback-ut tek zyrat qendrore;
• Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizes se ecurise;


Aftesite e Kerkuara:

Të ketë përfunduar studimet e larta (preferohet Fakulteti Ekonomik në profilin Menaxhim);
• Të ketë eksperiencë pune të ngjashme të paktën 5 vjet;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
• Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
• Aftësi organizative dhe menaxheriale;
• Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
• Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
• Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
• Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç;
• Aftesi te shkelqyera komunikuese;
• Metodik dhe i organizuar;
• Ndershmeri dhe integritet;


Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al, ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.

Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al