PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Palestre



GENER2 sh.p.k
27.03.2015, 09:26
SHPALLJE POZICIONI VAKANT
Gener 2 sh.p.k
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD


 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener 2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Specialist Palestre

 PERSHKRIMI I POZICIONIT

Specialisti në recepsionin e ABA Fitness siguron një shërbim recepsioni miqësor, profesional dhe eficent, vepron si pika e parë e kontaktit në palestër.

 DETYRAT KRYESORE

- Përkujdeset mbi funksionimin e përditshëm të palestrës si edhe hapjen dhe mbylljen e saj;
- Mirëpret klientët, i përgjigjet pyetjeve apo kërkesave të klientëve personalisht, në telefon apo dhe email;
- Kryen ture prezantimi të palestrës për klientët potencial të saj;
- Ndihmon në promovimin e palestrës si edhe mbështet fushatat promocionale të saj;
- Kujdeset që klientët të njohin, të pranojnë dhe respektojnë rregulloren e palestrës;
- I komunikon Menaxherit të palestrës apo/dhe Drejtorit të Departamentit dhe të projektit qeradhënie informacione të nevojshme për vendimmarrje;
- Raporton periodikisht pranë eprorëve mbi ecurinë e palestrës;
- Kujdeset për mirëfunksionimin dhe inventarin e pajisjeve;
- Sigurohet që kushtet e higjenës në palestër janë në nivelin e duhur;


 KRITERET KRYESORE

• EDUKIMI
Diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik
Të ketë kualifikim në nivel pasuniversitar në fushën e mësipërme

• GJUHË TË HUAJA
Anglisht (shkëlqyer)
Italisht (shumë mirë)

• NJOHURI KOMPJUTERIKE
Microsoft Office

• KUALIFIKIME SPECIALE
Trajnime në fushën e fitnesit

• EKSPERIENCË E PËRGJITHSHME
Eksperiencë pune në kontakt direkt me klientin

• Të tjera

Të ketë aftësi komunikimi
Të ketë aftësi për të punuar në grup
Të ketë iniciativë
Te ketë njohuri në përdorimin e pajisjeve të fitness


Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 31 Mars 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.