PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher Palestre



GENER2 sh.p.k
27.03.2015, 09:20
SHPALLJE POZICIONI VAKANT
Gener 2 sh.p.k
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD


 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener 2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Menaxher Palestre

 PERSHKRIMI I POZICIONIT

Menaxher & instruktor Palestre është përgjegjës mbi funksionimin e përditshëm të palestrës, arritjen e objektivave ekonomike, ndjek komunikimin me klientët e saj si edhe koordinon punën me stafin.

 DETYRAT KRYESORE

- Menaxhon dhe drejton funksionimin e përditshëm të palestrës si dhe burimet njerëzore që ka nën varësi,
- Përfaqëson profesionalisht palestrën në raport me klientët dhe mban në nivelin e duhur shërbimin ndaj klientit,
- Kujdeset që klientët të njohin, të pranojnë dhe respektojnë rregulloren e palestrës,
- Komunikon me drejtorin e departamentit dhe të projektit qeradhënie si edhe raporton periodikisht pranë tij mbi ecurinë e palestrës,
- Kujdeset për mirëfunksionimin dhe inventarin e pajisjeve,
- Sigurohet që kushtet e higjenës në palestër janë në nivelin e duhur,
- Është përgjegjës për ndihmën e parë në rast të lëndimeve të klientëve,
- Krijon paketat e abonimeve sipas sezoneve, kohës së përdorimit të palestrës dhe promocioneve të ndryshme,
- Krijon evente për klientët VIP te palestrës,
- Organizon aktivitete të ndryshme me qëllim promovimin, marketimin e palestrës në funksion të imazhit të saj,
- Kryen ture prezantimi të palestrës për klientët potencial të saj,
- Ndjek klientët përgjatë ushtrimit të aktiviteteve fizike si edhe këshillon në menyrën e përdorimit të pajisjeve,


 KRITERET KRYESORE

• EDUKIMI
Diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik
Të ketë kualifikim në nivel pasuniversitar në fushën e mësipërme

• GJUHË TË HUAJA
Anglisht (shumë mirë)
Italisht (shumë mirë)

• NJOHURI KOMPJUTERIKE
Microsoft Office

• KUALIFIKIME SPECIALE
Trajnime në fushën e fitnesit

• EKSPERIENCË E PËRGJITHSHME
Mbi 3 vjet eksperiencë pune si instruktor
Mbi 2 vjet eksperiencë pune në menaxhim

• Të tjera

Të jetë i orientuar drejt rezultateve
Të ketë aftësi te mira drejtuese
Të ketë iniciativë
Te ketë njohuri në përdorimin e pajisjeve të fitness


Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 15 Prill 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen;
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.