PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Buxheti



GENER2 sh.p.k
27.03.2015, 09:13
SHPALLJE POZICIONI VAKANT
Gener 2 sh.p.k
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD


 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

SPECIALIST I LARTË I SEKTORIT TË PLANIFIKIMIT BUXHETOR

 QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT

Qëllimi i këtij pozicioni është kryerja e detyrave operacionale kyçe në funksion të proceseve buxhetore dhe suporti i bazës së analizave buxhetore.

Gjithashtu:
• Kryen planifikimin e zërave të të ardhurave dhe shpenzimeve të Administratës dhe projekteve të tregtisë në bashkëpunim me departamentet përkatëse;
• Eshtë përgjegjës për Kontrollin parandalues Buxhetor për prokurimet e Administratës dhe projekteve të Tregtisë.
• Monitoron realizimin faktik buxhetor të fushave që mbulon dhe analizon variancat në bashkëpunim me departamentet përkatëse;


 KRITERET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM
EDUKIMI / KUALIFIKIMI:
• Të jetë i diplomuar me rezultate mbi 7
• Të jetë diplomuar në Biznes, Ekonomik ose Financë

EKSPERIENCA NË PUNË:
• 3 vjet eksperiencë pune
• Mbi 1 vit eksperiencë në Planifikim, Financë ose Kontabilitet

PREFEROHET
Eksperiencë në kompani prestigjioze ose ndërkombëtare

GJUHË TË HUAJA: Anglisht

NJOHURI KOMPJUTERIKE: MS Office

AFTËSI NDËRPERSONALE:

Të jetë njohës i mirë i tregut shqiptar ku ushtrojnë veprimtarinë bizneset
Të garantojë besueshmëri
Të ketë iniciativë
Të ketë ambicie dhe dëshirë për të mësuar
Të punojë nën presion
Të punojë në grup


TË TJERA

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 15 Prill 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.