PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Topograf



GENER2 sh.p.k
27.03.2015, 09:14
SHPALLJE POZICIONI VAKANT
Gener 2 sh.p.k
CILËSI, INTEGRITET, STANDARD


 PERSHKRIM I SHKURTER I KOMPANISË

“Gener 2” e ka pozicionuar veten si një kompani prestigjoze në tregun shqiptar në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit. Aktualisht kompania po ndjek dhe zbaton mjaft projekte të rëndësishme në shkallë vendi, ku ne ndërthurim dijen, aftësinë, përvojën dhe përkushtimin tonë për të përfunduar çdo projekt me sukses.

 TITULLI I POZICIONIT TË PUNËS

Topograf

 QËLLIMI I PËRGJITHSHËM I POZICIONIT

Qëllimi i përgjithshëm i këtij pozicioni është realizimi i detyrave per zbatimin e rilevimeve topografike speciale qe kerkojne mjete dhe organizim te vecante, punime topogjeodezike ne objekte inxhinierike, punime speciale gjeodezike; rrjeta mbeshtetese dhe qendrueshmeri terrenesh, si dhe perpunime volumesh.

 KRITERET KRYESORE QË DUHET TË PËRMBUSHË KANDIDATI

I DOMOSDOSHËM
EDUKIMI / KUALIFIKIMI: Inxhineri Ndertimi: Gjeodezi
PREFEROHET
Çdo kualifikim tjetër në nivel pasuniversitar

EKSPERIENCA NË PUNË: Mbi 5 vjet në fushën e topografise, Krahasim perpunim volumesh
PREFEROHET
Experience ne: perdorimin e Instrumentit Trimble 3, Zbatimin e rrugeve, Rilevim, Projektim

GJUHË TË HUAJA: Anglisht
PREFEROHET
Një gjuhë e dytë europiane

NJOHURI KOMPJUTERIKE: AutoCad, Microsoft Office, GIS

AFTËSI NDËRPERSONALE:

Të jetë i organizuar dhe I kujdeshem ne mbajtjen dhe përgatitjen e dokumentacionit te survejimit dhe hartave
I orientuar drejt zgjidhjes së problemit
Aftësi te mira analitike
Bashkepunim ne grup


TË TJERA

Të jetë i gatshëm të punojë jashtë Tiranës
Të ketë leje drejtimi të kategorisë B


Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al, ose të plotësojnë formularin e aplikimit në faqen zyrtare www.gener2.al në seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 15 Prill 2015, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.