PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Recepsionist/e



ICBank
19.03.2015, 10:46
International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 17 vjetësh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër. Aktualisht, Banka ka një pozicion të lirë si 'Recepsionist/e’ në Zyrat Qëndrore, Tiranë për një afat të përcaktuar për 1 vit (12 muaj). Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Recepsionist/e
Raporton te : Asistente Personale e Drejtorit të Përgjithshëm

Qëllimi i Pozicionit

T’i ofrojë një shërbim të shkëlqyer klientëve nëpërmjet mikpritjes së duhur dhe të kordinojë takimet ditore midis klientëve dhe stafit në departmentet përkatëse.

Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:

1. Vepron si urë lidhëse midis klientëve dhe stafit të bankës
2. Regjistron postën në mbërritje si dhe në dërgim
3. Kryen shpërndarjen e postës në Departamentet përkatëse
3. I përgjigjet telofonatave hyrëse në Bankë dhe i adreson ato në Departamentet
përkatëse.
4. I shërben klientëve me mirësjellje
5. Bën kordiminim e përdorimit të makinave të bankës nga stafi përkatës


Profili individual i dëshiruar:

-Të jetë i/e diplomuar
-Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese
-Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
-Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
-Të ketë aftësi të mira në menaxhimin e kohës dhe të jetë i/e mirë organizuar
-Të jetë i/e përqëndruar, i/e saktë, i/e shkathët dhe i/e aftë të punojë në grup



Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të të shoqëruar me kopje të diplomës si dhe fotografi brenda datës 26/03/2015 në adresat e poshtëshënuara. Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
-e/mail: info@icbank-albania.com

ose

Rr:"Murat Toptani',Godina'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë

Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale.

Tel. : +35542256254