PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance



Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit
19.03.2015, 10:22
”Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF” sh.a., kërkon të punësojë:
Specialist Finance pranë Departamentit të Financës të Shoqërisë FAF sh.a.,Tiranë

Detyrat e përgjithshme
• Është përgjegjës për kryerjen me saktësi dhe regjistrimin në kohë të transaksioneve në sistem.
• Kryen rakordimin e të dhënave sips strukturës së llogarive në sistemin informatik, bazuar në dokumentet justifikues dhe përgatit raporte periodike.
• Shqyrton dokumentet financiare për operim dhe kryen regjistrimin në sistemin informatik në përputhje me procedurat e Shoqërise.
• Zbaton politikat në lidhje me ndryshimet e reja ligjore dhe fiskale.
• Është përgjegjës për administrimin e dokumentacionit që përpunon.
Kualifikimi dhe eksperienca
 Të ketë përfunduar studimet Master në fushën e Ekonomisë, dega Financë
 Të ketë eksperiencë pune të paktën 2 vjet, në Financë/Kontabilitet.
 Gjuha Angleze Përben Kusht
 Eksperienca në Institucione Bankare/MikroFinancë përbën avantazh.
 Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
 Kualifikimet në fushën e Kontabilitetit përbëjnë avantazh.
 Të ketë njohuri të mira informatike në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit dhe programeve informatike të kontabilitetit.
Personat e interesuar duhet të sjellin në adresën e Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a, Rruga “Dervish Hima”, Nr. 4, Tiranë, brenda datës 30/03/2015 dokumentacionin e poshtëcituar:
1. Kërkesë për t’u punësuar pranë Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit – FAF sh.a.
2. CV dhe dokumente të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional.
3. Diplomën dhe Listën e notave ( të noterizuara).
4. Dokument identiteti.
5. Dokumentin që vërteton punën e kryer më parë (librezë pune, vërtetim nga punëdhënësi).
6. Dëshmi penaliteti.

Vetëm personat e zgjedhur për intervistë do të njoftohen