PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist/e te Burimeve Njerezore



HR Pharma One
14.03.2015, 10:42
Pharma One eshte distributori kryesor farmaceutik ne Shqiperi me mbi 20% te vleres se tregut. Misioni yne eshte sherbimi ne kohen dhe cilesine e duhur te te gjithe kerkesave te tregut farmaceutik. Investimet ne teknologji, personel dhe infrastrukture moderne te shperndarjes e vendos natyrshem Pharma One si partnerin me te besueshem dhe te rendesishemte subjekteve farmaceutike ne vend.

Misioni i Burimeve Njerezore tek Pharma One eshte: te punesoje kandidate te pershtatshem per çdo profil pune ; te zhvilloje profesionalisht punonjesit nepermjet programeve te trajnimit dhe zhvillimit personal ; t'i jap mundesine çdo punonjesi te rritet ne karriere brenda kompanise sepse ne besojme se se bashku mund te rritemi me shpejt.

Pharma One aktualish po kerkon nje Specialist/e te Burimeve Njerezore

Qellimi i punes i Specialistit te Burimeve Njerezore eshte te sigurohet qe cdo proces si: Rekrutimi,Punesimi,Trajnimi dhe zhvillimi i stafit,Mbajtja e marredhenive me zyrat shteterore etj. te funksionoje sipas standarteve te kompanise .

Kriteret qe duhet te permbushin kandidatet jane:

1. Diplome Universitare ne fushen e Shkencave Sociale
2. Eksperience pune mbi 2 vjet ne fushen e Burimeve Njerezore
3. Nivel te larte integriteti
4. Aftesi shume te mira komunikuese dhe bashkepunuese
5. Aftesi organizuese dhe fleksibilitet
6. Aftesi shume te mira analitike dhe raportuese

Kandidatet e interesuar duhet te dergojne nje CV ne adresen info@pharmaone.al deri ne date 30 Mars 2015.

Vetem kandidatet qe plotesojne te gjitha kriteret do te kontaktohen per interviste.

Departamenti i Burimeve Njerezore
www.pharmaone.al