PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Mesues



FBSH-DN
23.09.2008, 08:41
Njoftim për punësim


Shoqata “Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë - Të Drejtat e Njeriut”, është një organizatë lokale jofitimprurëse që punon me fëmijë dhe familje me vështirësi social-ekonomike dhe operon kryesisht në zonën e Kinostudios, Tiranë.

Qëllimi i Organizatës: Parandalimi i trafikimit të fëmijëve, braktisjes shkollore dhe fenomenit të fëmijëve të rrugës.

FSBH-DN kërkon të punësojë një Mësues Social për fëmijë dhe adoleshentë të moshës nga 6-16 vjec, që të përmbushë këto kritere:


Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në degët: Pedagogji dhe Histori-Filologji.
Të ketë eksperiencë pune më shumë se 2 vjet.
Të ketë përvojë pune në mësimdhënie me fëmijë dhe adoleshentë në shkolla apo në organizata që punojnë me fëmijë dhe grupe në vështirësi.
Të njohë shumë mirë Konventën e të Drejtave të Fëmijëve.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, organizuese, të jetë energjik, krijues, me iniciativë.
Dëshire dhe përkushtim për punën e orientuar nga përfituesit.
Aftësi te mira kompjuterike
Të njohë një gjuhë të huaj (Anglisht/Italisht)

Aplikuesit për pozicionin e Mësues Social duhet të paraqesin brenda datës 24.09.2008 një kopje të CV-së dhe një Letër Motivimi ku shpjegon arsyen pse është i përshtatshëm për këtë vend pune, në adresën e email-it fbsh_dn@yahoo.com (fbsh_dn@yahoo.com)
ose në adresën e organizatës:
Rr. “Niko Avrami”, nr 28,
përballë Shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri”,
Kinostudio, Tiranë.

Aplikantët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen pas datës 24.09.2008

Tel. : 04378192